Koha që struci ta nxjerrë kokën nga rëra
Pamjet e sotshme nga Partia Demokratike, selia e saj qendrore, konfirmojnë në rastin më të mirë se në skenarin e dhunës ka dorë qeveria e Shqipërisë. Kjo verifikohet nga pamjet kur njerëz nga brenda selisë përdorin pajisje të lëshimit të gazit lotsjellës, të cilat nuk gjenden në tregun e zi në këtë vend.
Nëse strukturat e një shteti paguhen që të marrin informacion, atëherë çfarë kanë bërë për të shmangur këtë që po ndodh? Kryeministri i Shqipërisë, ka dorë në lejimin e militarizimit të një selie partie, e cila po synohet të pronësohet nga dy palë në konflikt civil. Detyrën për ruajtjen e rendit e ka autoriteti publik dhe jo vetëgjyqëësia dhe pusia.
Sot ne pamë se problem kryesor në këtë vend nuk është Sali Berisha që synon një godinë, as Lulzim Basha që po e mbron atë, por Edi Rama që luan në hije me njërin krah dhe ambasada të huaja që e shohin dhunën vetëm në një krah.
Është groteske të shohësh këtë sjellje kur dëgjojmë prej vitesh se shtetbërja është prioritare në këtë vend, se po bëhen reforma e kështu me radhë.
Asnjë shtet, në asnjë rrethanë nuk mund të çedojë nga ai që quhet monopol i përdorimit të forcës në territor. Struci duhet ta nxjerrë kokën nga rëra dhe një herë të vetme të mos ketë frikën si premisë të vendimeve të veta.
Ndërhyrja e policisë sapo z. Basha bëri thirrje për një gjë të tillë, ndërkohë që me detyrë funksionale, siguria e rendit e kërkon një gjë të tillë të bëhet paraprakisht, e bën edhe më provokuese një situatë që duhet të ishte menaxhuar nën optikën e një shteti, jo nevojat e disa politikanëve.
skerdilajd zaimi
Add new comment