Hije lufte mes Perëndimit dhe Rusisë
Presidenti i Rusëisë, Vladimir Putin, ka kërkuar nga kryeministri britanik, Boris Johnson, bisedime të menjëhershme për të realizuar arritjen e një marrëveshjeje legales me NATO-n përmes së cilës të zyrtarizohet zotimi se Aleanca nuk do të zgjerohet në Lindje. Kërkesa vjen pas pretendimeve të Moskës se Ukraina po rrit në mënyrë të qëllimshme provokimet në linjën e kontaktit me Rusinë duke kërkuar ndërhyrjen e Perëndimit.
Kremlini ka arritur deri aty sa të paralajmërojë përmes zv.ministrit të Jashtëm, Sergei Rybakov se situata rrezikon të rikthehet në kushtet e viteve ‘80 të shekullit të kaluar me ballfaqim sistemesh raketore.
Ajo çfarë po ndodh në të vërtetë është mosleximi i synimeve të rivalit, teksa p.sh në Perëndim po e shohin lëvizjen e Rusisë jo vetëm si manovër për të testuar vendosmërinë e Aleancës, por edhe për të çuar në krizë ushtarake dhe prag lufte. Një premisë për ta bërë këtë po sipas mediave perëndimore është largimi i Angela Merkel, që lë një boshllëk të madh në komunikimin mes dy blloqeve.
Nëse të gjitha këto janë shqetësime apo sinjale të lojërave taktike që sa vijnë e shtohen, mungëesa e një marrëveshjeje që do të rregullonte konsideratat e të dyja palëve, rrezikon të kthehet në një situatë kërcënuese strategjike. Në një interevistë për RT, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka cilësuar tekstualisht se:
Heshtja e Perëndimit për kërkesën e Rusisë për moszgjerimin e NATO-s në Lindje është sot ndoshta pyetja më e rëndësishme
Ky raport vjen e merr më shumë rëndësi ndërkohë që në dekadën e fundit është diskutuar përherë e më shpesh fakti se Europa shkon drejt realiteteve që i paraprinë Luftës i Botërore. E cila ndër të tjera shpjegohet se nisi edhe për shkak të keqllogaritjeve të synimeve të rivalit, duke krijuar një zinxhir ngjarjesh tragjike.
Add new comment