Shkenca konfirmon Drakulën
Një ekip studiuesish kanë zbuluar prova të reja se gjaku i të rinjve mund të jetë sekreti për të mos u plakur.
Në një studim të ri të Universitetit të Pitsburgut, të botuar në revistën prestigjioze Nature Aging, ekipi zbuloi se disa grimca në gjakun e miut, të quajtura fshikëza jashtëqelizore (EV) dërgojnë udhëzime te proteina e jetëgjatësisë që njihet me emrin "Klotho" në qelizat e muskujve. Ndërsa minjtë plaken, EV-të në dukje bëhen më të dobëta dhe si rezultat dërgojnë më pak udhëzime për proteinën.
Megjithatë, kur ekipi u dha minjve më të vjetër gjakun e minjve më të rinj, qelizat dhe indet e tyre filluan të merrnin tipare më rinore, si p.sh. rigjenerimi i zgjeruar i muskujve. Megjithatë, kur EV-të u hoqën nga gjaku, efekti u zbeh.
Me fjalë të tjera, parimi i ngjan atij të vampirëve, të cilët nuk plaken falë gjakut që u thithin të rinjve.
Sa e mundur është që këto rezultate të merren edhe te njerëzit? Kjo mbetet ende e paqartë, pasi përpjekjet për të sjellë trajtimin tek pacientët aktualë janë përballur me kritika të ashpra dhe rezultate jo bindëse.
Por ekipi i Pittsburgh shpreson se kërkimi i tyre mund të çojë në trajtime të reja për të mbështetur dhe rritur jetëgjatësinë gjatë procesit të plakjes për njerëzit.
“Në një mënyrë, na ndihmon të kuptojmë biologjinë bazë të mënyrës se si funksionon rigjenerimi i muskujve dhe se si ai ngadalësohet ndërsa ne plakemi”, tha Fabrisia Ambrosio, profesoreshë e asociuar e mjekësisë fizike dhe rehabilitimit dhe autore kryesore e studimit.
Studime të tjera kanë sugjeruar se gjaku i minjve të rinj mund të ndihmojë në rritjen e performancës konjitive te minjtë e moshuar, sipas publikimit. Kjo do të thotë se trajtimet EV teorikisht mund të ndihmojnë në ngadalësimin - apo edhe parandalimin - e rënies së aftësive konjitive ndërsa plakemi.
Add new comment