Italia gjobit Amazon me 1.1 miliardë euro

Postuar në 09 Dhjetor, 2021 12:56

Autoriteti i Konkurrencës në Itali ka gjobitur me 1.1 miliardë euro (1.3 miliardë dollarë) gjigantin e shitjeve online, Amazon. Kompania e Jeff Bezos është ndëshkuar për abuzimin me pozitën e saj dominuese në logjistikën e tregtisë elektronike. Gjoba shënon masën më të fundit që një vend i BE-së merr kundër teknologjisë së madhe amerikane në kontinentin e vjetër.

Pozicioni dominues i Amazon në tregun italian "i ka mundësuar asaj të favorizojë shërbimin e vet logjistik... me shitës aktivë në platformën Amazon.it në dëm të operatorëve konkurrues në atë treg dhe për të forcuar pozitën e vet dominuese", thuhet në vendimin e Autoritetit. Masa vjen dy javë pasi i njëjti autoritet vendosi një gjobë prej 68.7 milionë eurosh ndaj Amazon për shkelje të ligjeve të BE-së përmes kufizimeve që penalizuan shitësit e produkteve Apple dhe Beats.

Pjesë e së njëjtës masë ishte dhe detyrimi i Apple për të paguar 134.5 milionë euro. Teksa Evropa po ecën përpara me kontestin antitrust, rregullatorët amerikanë po vëzhgojnë nga afër qasjen e saj ndaj firmave të mëdha të teknologjisë, pasi Uashingtoni u zotua të rishikojë kornizat e funksionimit të industrisë së teknologjisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.