Epi i Gilgameshit kthehet në atdhe

Postuar në 07 Dhjetor, 2021 16:08

Një pllakë e vogël balte që daton 3500 vjet më parë dhe që përmban një pjesë të Epit të Gilgameshit, e cila u grabit nga një muze i Irakut 30 vjet më parë u gjet pak kohë më parë në Shtetet e Bashkuara, u kthye zyrtarisht në Irak të martën.

Pllaka kuneiforme me vlerë 1.7 milionë dollarë, e njohur si pllaka e ëndrrave të Gilgameshit, është një nga veprat më të vjetra të letërsisë në botë dhe një nga tekstet më të vjetra fetare. Ajo u gjet në 1853 si pjesë e një koleksioni me 12 tableta në rrënojat e bibliotekës së mbretit asirian, Assur Banipal.

Pllaka u grabit nga një muze i Irakut gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991. Zyrtarët besojnë se ajo u importua ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në 2003, më pas u shit në Hobby Lobby dhe përfundimisht u ekspozua në Muzeun e Biblës në Uashington.

Agjentët federalë e sekuestruan pllakën në shtator 2019, vendim që u përforcua nga gjykata federale e Nju-Jorkut në korrik të këtij viti.

Pllaka iu dorëzua sot autoriteteve irakiane në një ceremoni në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Irakut në prani të zyrtarëve të UNESCO-s, si dhe ministrit të Jashtëm irakian Fuad Hussein dhe Hassan Nadhem, ministri i kulturës, turizmit dhe antikiteteve të Irakut.

“Ia dolëm të rikuperojmë rreth 17 926 artefakte nga disa vende, përkatësisht Amerika, Britania, Italia, Japonia dhe Holanda”, tha Hussein.

UNESCO e ka përshkruar procesin e rikuperimit të artefaktit në fjalë si kulmin e bashkëpunimit prej disa dekadash midis SHBA-së dhe Irakut, që të dyja janë nënshkruese të Konventës së UNESCO-s në vitin 1970.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nofreteti qe eshte gjetur ne Egjipt (nje koke skulpture prej balte) ka "kater origjinale" Nje ndodhet ne Muzeun e Berlinit te tjerat koleksione private dhe nuk e dine kush eshte origjinali as me analiza. Nuk e besoj qe eshtekthyer origjinali...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.