Hyn në Pantheon "Sirena e Rezistencës"
Presidenti i Francës ka vendosur të nderojë pas vdekjes këngëtaren e njohur, Josephine Baker, aktore me origjinë afrikane, aktiviste dh eish-agjente e Rezistencës Franceze.
Mediat raportojnë se ajo do të vendoset në Pantheon, një monument ku Franca nderon njerëzit më të shquar të saj. Baker është cilësuar si një ndër performueset më të mira të shekullit të 20-të dhe për kalimin e saj në Pantheon ka një fushatë lobimi pranë presidencës që lidhet në të vërtetë me një praktikë të konsoliduar që merr në konsideratë edhe modelimin e vlerave që përfaqësohen në shoqërinë franceze.
Baker konsiderohet e para femër me origjinë afrikane që hyn në Pantheon.
Add new comment