SHBA e pranon: Jemi mbrapa Kinës dhe Rusisë për raketat hipersonike

Postuar në 22 Nëntor, 2021 16:27

SHBA pranon se është mbrapa Rusisë dhe Kinës sa i takon kapacitetit të raketave hipersonike. Zv.shefi i forcave hapësinore, Gjeneral David Thompson, tha të shtunën se SHBA nuk ka ecur me të njëjtin hap në këtë drejtim. "Ne nuk jemi aq të avancuar sa kinezët apo rusët për sa i përket programeve hipersonike", tha ai në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax në Kanada.

Ai tha se SHBA po punon për të "përcaktuar llojin e konstelacionit satelitor që nevojitet" për të gjurmuar raketat që vijnë nga Rusia dhe Kina.

“Është një sfidë e re, por nuk është se nuk kemi përgjigje për këtë sfidë”, tha ai. "Ne vetëm duhet ta kuptojmë atë, ta dizajnojmë plotësisht dhe ta hedhim në fluturim."

Rusia dhe Kina kohët e fundit kanë testuar raketa hipersonike. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi muajin e kaluar se lëshoi ​​me sukses llojin e ri të raketës hipersonike për herë të parë.

Edhe Kina testoi një raketë hipersonike pak kohë më parë. Ndërkohë, marina amerikane ka njoftuar se po punon për llojin e vet të raketës hipersonike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.