Qeverisemi dhe drejtohemi nga fundërrinat
Salianji: Klotilda Bushka ka dyfishuar pasurinë këtu bashkë më bashkëshortin e saj. Ku shkoi ajo? A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë ialiane për Rezart Taçin, o kone, o kone mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta ti.
Ndërhyn deputeti Erion Braçe.
Salianji: O kone mos më ndërprisni mua. Plehrë, qen, kone, zagar!
Ky përcillet të ketë qenë sot një ndër epsiodet e debatit parlamentar, i pasuruar padyshim me kllounerinë e Grida Dumës.
Përgjime, trafiqe, gjoba dhe shantazh. Këto janë punët dhe bizneset e kësaj klase politike, që i vërsulet vetes edhe me afshin e dhunës. Erdhi dita që shqiptarët të shohin sherr fizik mes Ervin Salianjit dhe Erjon Braçes, një shëmtirë politike dhe fizike në një vend që edhe vizualisht qeveriset nga qelbsirllëku dhe fundërrinat.
Comments
Nuk mendoni se Brace duhet te
Nuk mendoni se Brace duhet te jete i paprekshem? Se perndryshe nuk dalim nga rrethi vicioz. Nuk jane te gjithe njelloj. Ok. Po e ngushtoj. Disa nuk jane korruptuar. Dhe ne llogjiken time Brace eshte njeri prej tyre. A nuk duhet ruajtur si specie ne zhdukje? Eshte shume kollaj te besh piazza pulita por eshte papergjegjshmeri.
Po kush e akuzoi?
Braçe se pari akuzoi qartasi Ahmetajn, zv km ne detyre. Se dyti, fakti qe Braçe ka qene gazetar dhe ka sharre shume Berishen nder vite s’e ben te paster, apo specie per konservim.
Ne 8 vite pushtet socialist akoma s’kemi nje tek leter kundra Berishes…kaq mjafton besoj
"një shëmtirë politike dhe
"një shëmtirë politike dhe fizike", më saktë se kaq s'mund ta kishit përkufizuar atë pamje.
Te thuash qe Braçe eshte i
Te thuash qe Braçe eshte i pafajshem eshte thjesht pa kuptim.
Duhet ta themi te qarte te gjithe, ne Shqiperi nuk ka parti politike por organizata mafioze.
Braçe ben pjese ne nje prej tyre.
Add new comment