Vaksinimi i detyrueshëm është biznes. Pandemia konfirmon që vaksina nuk është zgjidhje
Tashmë është një lajm që nuk mund të injorohet: vaksina nuk është siguri kundër CoVid-19. Madje ajo nuk ofron më as vlerën e kufizuesit pandemik duke krijuar stres në sistemin shëndetësor. Raportimet të shumta në SHBA vënë në dukje pikërisht këtë “paradoks” që është i tillë në raport me propagandimin e bërë në muajt e fundit për vaksinat e ndryshme.
Neë Hampshire, Minnesota, Vermont, Illinois, New Mexico, Rhode Island dhe Colorado janë ndër zonat me numrin më të lartë të të infektuarve në dy javët e fundit ndonëse kanë shkallë të lartë vaksinimi. Në Vermont p.sh janë të vaksinuar më shumë se 72% e njerëzve krahasuar me 59% që është shifra nacionale në SHBA. Megjithatë shifrat e infektimit po shtohen. Ky mund të jetë një realitet normal brenda simtomatologjisë së virusit që si shumë viruse riciklohet. Është thjesht shkenca që nuk di të shpjegojë, ajo që po ushqen edhe njëherë konfuzion mbi këtë çështje.
Të parët që vaksinohen janë ata që do të humbasin imunitetin
është shprehur lidfhur me këtë çështje David Scrase, mjek në New Mexico. Një tjetër mjek, Mark Levine shprehhet se “përgjigja nuk është e thjeshtë”, dhe se ka shumë faktorë të bërë bashkë që sollën këtë gjendje. Ndonëse realiteti pandemik shumëfishon dilemat dhe ndërlikimet e veta, përgjigja zyrtare nuk lëviz nga istikami: Vaksinohuni! Ose përndryshe do të ketë kufizime.
Po e shohim këtë gjuhë edhe në Shqipëri, një vend ku pandemia aktualisht është nën kontroll deri diku. Ajo çfarë po ndodh para syve tanë është shndërrimi i politikës publike në një recetë universal që i jep ekspertëve një autoritet që jo vetëm nuk mund ta kenë me përkufizim, por as mund ta marrin tashmë që dështimi në menaxhimin e pandemisë është evident.
Nëse masat e marra udhëhiqen nga e mira publike, ashtu si përkufizohet ajo nga institucionet, vaksinimi nuk është më qartazi një e mirë publike kushtëzuese. Ajo është një ndër masat e nevojshme, apo të dobishme, por kurrsesi e detyrueshme. Jetojmë në një kohë ku shumëçka ridikulizohet dhe vendimet vettohen në rrjete sociale. Kjo është e rëndësishme për të mos lejuar që edhe institucionet e shëndetit të perceptohen thjesht si derivate apo aneks i farmaceutikës.
s.zaimi
Add new comment