Orban i kërkon BE-së paratë e shpenzuara për mbrojtjen e kufijve
Hungaria i kërkon BE-së rimbursimin e shpenzimeve të bëra për masat e mbrojtjes së kufirit. Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Viktor Orban i kujton asaj koston e barrierave në kufij: 590 miliardë fiorinta.
“Është koha që komisioni të bëjë atë që nuk ka bërë prej vitesh dhe të pranojë se mbrojtja e kufijve të jashtëm është një manifestim i padiskutueshëm i solidaritetit europian. Nuk kemi asnjë tregues se presioni i emigrantëve do të ulet në të ardhmen e afërt”, paralajmëron Orban, duke kujtuar krizën afgane dhe “kërcënimet e vazhdueshme” nga Bjellorusia në kufijtë e Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë.
Add new comment