Gazi rus, pa alternativë. Hungaria firmos marrëveshje me Gazprom, sasia kryesore kalon nga Serbia
Hungaria e Viktor Orban ka gjetur një zgjidhje për të përballuar krizën e afër të energjisë: furnizim me gaz nga Rusia. Përmes një marrëveshjeje me Gazprom, Budapesti përfiton 4.5 miliardë m3 gaz nga rusia, nga të cilat 3.5 miliardë m3 kalojnë nga një gazsjellës I ri që kalon përmes Serbisë dhe 1 miliardë përmes Austrisë. Analisti András Deák shpjegon për Central European Times pasojat e kësaj marrëveshjeje që sipas tij merr në konsideratë interesat strikt ekonomike të Hungarisë.
A garanton marrëveshja e nënshkruar sigurinë energjetike të Hungarisë – a mundet që qeveria hungareze të vendoste marrjen e një drejtimi tjetër?
Në Hungari, kjo çështje specifike ka qenë prezente që në vitin 2013, por kontrata e mëparshme përfundoi vetëm në vitin 2015. Ka një consensus mes analistëve të tregut të energjisë se kjo marrëveshje i shërben synimeve afatgjata të vendit. Në Europën Lindore ka ende shumë pak gaz jo rus saqë të diversifikojë plotësisht furnizmin dhe nëse ky është rasti, ia vlen të sigurosh furnizimin përmes një marrëveshje direkte – por jo afatshkurtër – me Rusinë. Kjo krijon një detyrim për Rusinë dhe një garanci për Hungarinë në një skenar ku nuk ka mundësi tjetër të disponueshme për furnizimin me gaz.
Situata e energjisë në Europë është veçanërisht e pasigurtë siç u vu në dukje nga rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të energjisë dhe mungesa e opsioneve alternative të furnizimit jashtë tregut rus. Nëse në muajt e ardhshëm depozitat e BE-së me gaz do të varfërohen, atëherë marrëveshja e sapo mbyllur do të sigurojë nevojat energjetike të Hungarisë, ndonëse marrëveshja me Gazprom do të ndihmojë vetëm në mënyrë të moderuar përkundrejt rritjes së çmimeve të energjisë që është ndjerë në Europë.
Cili është interesi i Rusisë në situatën e tanishme – është marrëveshja me Hungarinë vendimtare për Moskën në kontekstin europian?
Rusia ka synuar përherë të përfundojë marrëveshje afatgjata dhe marrëveshja e fundit përputhet me këtë model. Si zakonisht, si hap i parë, Rusia ka rënë dakord mbi kapacitetet e dëshiruara dhe mandej i ndërton ato. Është rënë dakord për një total prej 4.5 miliardë m3 gaz me Hungarinë, ndërkohë që Gazprom eksporton rreth 180-200 miliardë m3/vit në Europë si të tërë. Me fjalë të tjera, marrëveshja me Hungarinë ka rëndësi relativisht të vogël nga pikëpamja ruse.
Si pasojë e kësaj marrëveshjeje, marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes Hungarisë dhe Ukrainës mund të përkeqësohen më tej. A mund të përmirësohen ato në terma afatmesëm?
Marrëdhëniet e tensionuara hungaro-ukrainase janë politike, ndërkohë që marrëveshja me Gazprom një marrëvshje e tregut të energjisë. Siç e theksoi kryeministri hugarez, Viktor Orban, u firmos një marrëveshje mirëfunksionimit të industrisë së gazit. Nga ana ruse, ishte e qartë se marrëveshja e tanishme mund të zbatohet vetëm duke anashkaluar Ukrainën. Ndërkohë që diplomacia e Hungarisë ishte korrekte – duke deklaruar se formalisht Ukrainë nuk ka të drejtë fjale në këto çështje – mund ta trajtonte Ukrainën me më shumë empati. Ministri i Jashtëm ukrainas bëri një një gjest ndaj partnerëve hungarezë kur rekomandoi ndarjen e çështjeve të pakicave nga ato të gazit. Megjithatë shërbimi i jashtëm hungarez nuk e kapi mesazhin.
Duhet të presim që Gazprom të përfundojë kontrata afatgjata me vende të tjera europiane?
Nga vitet 2006-2008, Gazprom ka firmosur disa marrëveshje të mëdha. Teksa këto kontrata tashmë po skadojnë, disa marrëveshje të reja priten në vitet e ardhshme. Sigurisht, ka vende, që varen shumë nga gazi i Rusisë dhe këto vende po bëjnë presion për rinovimn e marrëveshjes. Ndoshta i vetmi përjashtim është Polonia, që ka nënvizuar se nuk ka ndërmend të rinegociojë me Gazprom pas përfundimit të marrëveshjes në fuqi, në vitin 2022. Poloni dëshiron të lëvizjë nga gazi rus, duke firmosur një marrëveshje me Norvegjinë dhe duke ndërtuat terminalë të gazit natyror të lëngshëm. Megjithatë, Polonia nuk e ka marrë këtë vendim mbi konsiderata ekonomik apo të politikës së energjisë, por më tepër mbi baza të sigurisë.
Përkthimi: ResPublica
Add new comment