Rusia dëbon Të Ngarkuarin me Punë të Maqedonisë së Veriut

Postuar në 04 Tetor, 2021 13:13

Rusia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë në një marrëdhënie të tensionuar që mund të karakterizohet edhe si krizë diplomatike.

Media të ndryshme bëjnë të ditur se Rusia ka dëbuar si non grata Të Ngarkuarën me Punë të Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Chaushevska Dimovska.

Kjo masë është një përgjigje ndaj vendimit të pajustifikuar të Maqedonisë së Veriut në gusht të këtij viti, kur deklaroi diplomatin rus në ambasadën në Shkup si person non grata

thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Më 17 gusht, Shkupi dëboi një diplomat nën argumentimin se ai kishte kryer veprimtari në kundërshtim me Konventën e Vjenës.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Të Ngarkuarën me Punë me kapitale?! marrdhënie dhe jo marrëdhënie?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.