Antifashizmi kristian i Aldo Moros

Postuar në 30 Shtator, 2021 20:13
Agostino Giovagnoli

 

Si një ndër armiqtë kryesorë të demokracisë në Itali, Aldo Moro e identifikoi fashizmin si filozofinë që jo vetëm kishte mundur demokracinë në periudhën e pasluftës, por që edhe vijonte të ishte kundërshtari i saj më i rrezikshëm në epokën republikane.

Ky është një vizion me të cilin nuk bien dakord një pjesë e historianëve, që kanë ngulur këmbë te karakteri i veçantë dhe i papërsëritshëm i fashizmit të kuptuar si fenomen politik italian i zhvilluar midis dy luftërave. Sidoqoftë, Moro mendonte se arsye të ndryshme treguan këmbënguljen e një rreziku fashist edhe pas vitit 1945: shumë italianë nuk ishin distancuar kurrë nga fashizmi, madje as midis votuesve të demokristianëve një parti e rëndësishme politike, Lëvizja Sociale Italiane kishte rrënjë në Republikën Sociale Italiane; me kalimin e viteve u shfaqën grupe të shumta të cilat i referoheshin fashizmit; kishte nga ata që planifikuan grusht shteti ose ndryshime radikale politike në emër të fashizmit; sulme, veprime të dhunshme, sulme terroriste - të tilla si masakra në Piazza Fontana, ajo në Brescia, sulmi Italicus, etj. – të gjitha u vunë në zbatim nga subjekte që i referoheshin shprehimisht neo-fashizmit.

Jashtë Italisë, për më tepër, në vitet e tij janë shfaqur lëvizjet politike të frymëzuara nga fashizmi, nga Greqia në Amerikën e Jugut. Mbi të gjitha këto, Moro ngriti bindjen se fashizmi vazhdoi të ishte i pranishëm, në forma pak a shumë josipërfaqësore, dhe se ai ende përbënte rrezikun kryesor për demokracinë italiane. Kjo nuk bie ndesh me bindjet e forta antikomuniste, të cilat gjithashtu shprehen gjerësisht në këtë vëllim. Sidoqoftë, shtrirja e madhe e komunizmit, në nivel ndërkombëtar apo brenda vendit, e krijuar gjatë Luftës së Ftohtë, e bëri këtë të fundit një kërcënim më pak imediat për Italinë.

Sipas pikëpamjes së Moros, antifashizmi kishte zënë një vend të rëndësishëm. Siç dihet, ai vetë nuk ishte antifashist gjatë regjimit dhe nuk u bë pjesë e Rezistencës pas vitit 1943. Megjithatë, pavarësisht se nisi nga një kontekst afashist, që nga ditët e para pas 8 shtatorit, ai shprehu qëndrime antifashiste dhe është pikërisht merita e tij një sqarim i rëndësishëm mbi karakterin antifashist të Kushtetutës republikane. Interpretimet që e mohojnë këtë duken arrogante dhe të pabaza. Me marrjen e detyrës së sekretarit të demokristianëve në 1959, ai la një gjurmë të fortë antifashiste në politikën e tij partiake. Historinë e qeverisë Tambroni, ai e përballoi me maturi dhe aftësi, por edhe me vendosmëri të madhe dhe pak kohë më vonë vijoi ta konsideronte atë rrezikun më të madh - të cilin ai kishte kontribuuar që të shmangej – me të cilin ishte përballur demokracia italiane pas vitit 1945.

Pikërisht në terrenin e antifashizmit, Moro arriti jo vetëm suksesin e tij më të dukshëm, por edhe të historisë, duke bërë që një pjesë e madhe e institucionit kishtar dhe botës katolike të linin pas krahëve nostalgjinë dhe lidhjet ende shumë të forta me trashëgiminë fashiste. Duke bashkëvepruar me Gjonin XXIII - i cili e simpatizonte nismën e tij dhe të Fanfanit - me Palin VI - një bashkëbisedues i vëmendshëm, por shpesh i shqetësuar dhe i matur - dhe me shumë peshkopë italianë, lideri demokristian promovoi kështu ardhjen përfundimtare të katolikëve në demokraci dhe favorizoi izolimin e fashizmit. Në vitet shtatëdhjetë, Moro iu kthye disa herë rrezikut fashist.

Në fillim të dekadës, në Itali nisi një shtytje e fortë në të djathtë dhe në 1972 Lëvizja Sociale i dyfishoi votat e saj në krahasim me zgjedhjet e 1968-s, ndërsa aktet e dhunës neofashiste u shumëfishuan. Në intervistën e qershorit 1973 që hap këtë vëllim, lideri demokristian flet për një "komponent fashist të rrezikshëm të së djathtës italiane" që ishte bërë "më i dukshëm dhe më agresiv".

Moro e interpretoi këtë si një "fenomen [jo] të rastit, por të thellë": "Fashizmi është ana tjetër, ajo negativja, e lëvizjes së madhe përtëritëse të botës". Prandaj ishte një fashizëm i gjallë dhe i rrezikshëm lloji që ai pa para vetes. "Në ndjeshmërinë e udhëheqësit demokristian - vëren Guido Formigoni, - rreziku i reagimeve reaksionare në sezonin e mobilizimit shoqëror ishte shumë i fortë".

Lindte detyra e zgjedhjeve të qarta për demokristianët dhe një rimbyllje e zonës së qeverisë në të djathtën fashiste. Bëhej fjalë, siç vë në dukje George Mosse, “për të ndërmarrë një aksion frenimi të jashtëm  në raport me të djathtën, jo duke u përpjekur ta inkorporojmë dhe zbutim atë, por duke e shtyrë në një farë mënyre drejt një getoje".

Por për Moron nuk ishte e mjaftueshme: "një veprim i mençur i qeverisë, një qëndrim i përgjegjshëm i partive, i cili, për shkak të seriozitetit të tij, nuk ofron pretekste për ngritjen e një proteste të krahut të djathtë, së bashku me bindjet tona morale, janë antidoti më i mirë (dhe urgjent) ndaj fashizmit të ringjallur në Itali dhe ndoshta të inkurajuar diku tjetër”.

Në veçanti, t’i kundërvihesh fashizmit nënkuptonte edhe “shmangien e rrezikut të radikalizimit të luftës politike, e cila do ta bënte vendimtar ndikimin reaksionar dhe fashist”; "kishte kuptimin e shmangies së një mpiksjeje të fuqishme të forcave të majta rreth Partisë Komuniste"; "kishte kuptimin e të artikuluarit në jetën demokratike në lidhje me Partinë Socialiste dhe në marrëveshje të plotë me atë Socialdemokratike dhe Republikane, të cilat përfaqësonin tradita dhe frymëzime të rëndësishme dhe përbënin garanci solide për vendin".

Ishte qendra e majtë, e kuptuar si një shprehje e takimit midis traditave të ndryshme ideologjike politike dhe sektorëve të ndryshëm të shoqërisë, përgjigja kryesore politike ndaj kërcënimit fashist. Për Moro-n, antifashizmi ishte një platformë ideale, morale dhe politike e ndarë nga parti të ndryshme, e cila i afroi ata me zgjedhjet e tyre themelore pavarësisht dallimeve dhe kontrasteve, duke i lidhur me pozicionet e përbashkëta në mbrojtje të demokracisë.

Edhe pse i lidhur me trashëgiminë historike të kundërshtimit të fashizmit gjatë regjimit dhe sezonit të rezistencës, antifashizmi i tij kishte mbi të gjitha një vlerë konkrete politike, e cila u shfaq në mënyrë të pandërprerë për shembull në ndërhyrjet e tij me rastin e grushtit të shtetit të 1973 në Kili, të cilit demokratët kilianë dhe ata të vendeve të tjera iu përgjigjën në mënyrë të paqartë, duke shmangur një dënim që, ndryshe prej tyre, Moro e shqiptoi qartë. Sidoqoftë, antifashizmi i Moros ishte i ndryshëm nga format e ndryshme të antifashizmit të pranishëm në kulturën politike të së majtës.

Ndryshe nga katolikët e tjerë, antifashizmi i tij nuk ishte i humbur, si të thuash, në një anti-totalitarizëm të përgjithshëm, por rrënjët e tij katolike e frymëzuan atë me një antifashizëm që ishte mbi të gjitha moral, dhe jo rreptësisht politik, me një theks të veçantë te refuzimi i dhunës. Për më tepër, kundërshtimi i tij ndaj fashizmit u bazua në një themel të fortë pluralist, i cili pasqyroi karakterin e tij demokratik, të papajtueshëm me politikat e bazuara në një parti, si në rastin e komunizmit.

Moro gjithashtu mohoi që demokristianët italianë ose eksponentët e tij mund të përfshiheshin në një interpretim të zgjeruar arbitrarisht të fashizmit, siç ndodhi me fushatën kundër 'fanfashizmit' ose të ngjashmëve të tij. Ai nuk e bënte këtë vetëm për të mbrojtur partinë e tij, por edhe sepse ishte thellësisht i bindur se një ndarje e qartë duhet të ekzistojë midis qendrës dhe ekstremit të djathtë, e cila nuk ishte shfaqur qartë në rastin kilian, por që nga ana tjetër në Itali kishte qenë vendimtare për të bërë të mundur në periudhën e pasluftës një histori politike kaq të ndryshme nga ajo e periudhës së pasluftës.

Shkrimi është botuar në Avvenire.it

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.