“Teheran” nominohet për Emmy Award (VIDEO)
Seriali izraelit “Teheran” është nominuar për çmimin prestigjioz, International Emmy Award, në kategorinë drama më e mirë. Personazhi kryesor i serialit është Tamar (i luajtur nga aktorja Niv Sultan), një agjente e Mosadit, e specializuar në hakerimin e kompjuterëve.
Ajo shkon në Iran në misionin e parë për të ndihmuar forcat e mbrojtjes së Izraelit të kryejnë një sulm ajror në reaktorët bërthamorë të regjimit iranian. Misioni dështon dhe e mbetur pa përkrahje, asaj i duhet të mbijetojë.
Skenari është shkruar nga Moshe Zonder dhe Omri Omri Shenharand. Produksioni është i transmetuesit publik, Kan.
“Teheran” është një nga serialet më të suksesshme që Kan ka prodhuar deri më tani. Ai është blerë nga Apple TV+ me një çmim prej 312 mijë dollarë për episod.
Sezoni i dytë po xhirohet në Athinë dhe pritet të transmetohet në vitin 2022. Ndërkohë, Çmimet Emmy ndahen më 22 nëntor.
Add new comment