kinema

“Edge of Tomorrow” mund të rikthehet

Postuar në 08 Gusht, 2023 15:08

“Edge of Tomorrow” mund të ketë një seri të re. Në një intervistë me Josh Horowitz në podkastin Happy Sad Confused, Emili Blunt tha se për rikthimin e suksesit të vitit 2014 në ekranet e kinemasë ka më shumë sesa thjesht dëshira e mirë.

"Unë jam shumë gati. Do të doja të kishte një rikthim”, tha ajo duke shtuar se për filmin e ri ka një skenar.

Do të doja ta bëja realitet, por thjesht nuk e di kur dhe si – sa Mission Impossible i duhen Tom Cruise?”, tha ajo.

Nastazia Kinski: Një pasion ndjellës mes fytyrës së vajzës e gruas

Postuar në 28 Janar, 2023 14:59

Nastazia Kinski ka qenë përgjatë viteve ‘80, zgjedhja gati e vetvetishme për çdo film që kishte në qendër një femme fatale të tipit jo-klasik, një pasion ndjellës mes fytyrës së vajzës e gruas. 

Bukuroshja Nastazia Kinski lindi në 24 janar 1961 në Berlin. I ati ishte aktori i njohur gjerman Klaus Kinski dhe e ëma Ruth Brigite Toki, poete e aktore. Kishte origjinë polake, por u rrit në Gjermani. Në ndryshim nga jeta e saj profesionale, jeta personale e Lolitës së parë të Hollywood-it ,qe e vështirë.

Fëmijëria tiranike

“Nëse nuk e bën ti, e bëj vetë”, biseda që mund të kishte ndryshuar “Njeriun me shenjë”

Postuar në 21 Dhjetor, 2021 20:19

Një detaj që mund të kishte ndryshuar historinë e një prej filmave më të preferuar të të gjitha kohërave. Një bisedë e ndodhur në fillim të viteve ’80 do të bëhej shkaku që Al Pacino të shkëlqente më pas në rolin e Toni Montanës. Por, ky rol mund të ishte luajtur për pak edhe nga Robert de Niro. Detajet dalin në një intervistë për GQ.

Kina "mund" Amerikën me "Betejën e liqenit Changjin" (VIDEO)

Postuar në 24 Nëntor, 2021 15:23

Nëse është fjala për arkëtimet, një film kinez thyen rekordet e “Agjentit 007” dhe "Fast and Furious". “Beteja e liqenit Changjin", një film epik 176-minutësh me aktorin kinez Wu Jing, nuk është vetëm filmi me fitimin më të madh në mbarë botën deri më tani për vitin 2021, por është bërë edhe filmi më i suksesshëm në historinë e Kinës -- duke lënë pas edhe "Wolf Warrior 2" të 2017, në të cilin luan sërish Wu -- sipas platformës së biletave Maoyan Entertainment.

“Teheran” nominohet për Emmy Award (VIDEO)

Postuar në 25 Shtator, 2021 15:57

Seriali izraelit “Teheran” është nominuar për çmimin prestigjioz, International Emmy Award, në kategorinë drama më e mirë. Personazhi kryesor i serialit është Tamar (i luajtur nga aktorja Niv Sultan), një agjente e Mosadit, e specializuar në hakerimin e kompjuterëve.

Ajo shkon në Iran në misionin e parë për të ndihmuar forcat e mbrojtjes së Izraelit të kryejnë një sulm ajror në reaktorët bërthamorë të regjimit iranian. Misioni dështon dhe e mbetur pa përkrahje, asaj i duhet të mbijetojë.

Basti 250-milionë dollarësh i “No time to die” me Lashana Lynch

Postuar në 12 Shtator, 2021 23:47

Lashana Lynch do të jetë krah Daniel Craig në “No Time to die”. Aventura e 25-të e 007-s e sjell Craig për herë të fundit në rolin e superagjentit, ndërsa Lynch do të luajë rolin e Nomit, një agjente e MI6. “No Time To Die” pritej të lançohej në mars 2020, por u shty tre herë për shkak të Covid-19. Kanë kaluar gjashtë vjet që nga filmi i fundit i Bond, “Spectre”, shkëputja më e gjatë në historinë e tij.

"OSS 117: From Africa with love" kthehet në Luftën e Ftohtë

Postuar në 25 Qershor, 2021 16:01

Festivali i Filmit në Kanë do të mbyllet me “OSS 117: From Africa With Love”, më 17 korrik. Jean Dujardin, Nicolas Bedos dhe Pierre Niney luajnë në filmin e regjisorit Nicholas Bedos. 

Filmi është pjesa e tretë nën ekskluzivitetin e njohur OSS, një kthesë galike te James Bond përmes Pink Panther. Fituesi i Oskarit Jean Dujardin (The Artist) luan si Hubert Bonisseur de La Bath, alias OSS 117, një spiun me shumë vetëbesim dhe libido. Në këtë seri, heroi lufton me sovjetikët në një vend afrikan. Ngjarjet janë vendosur në kohën e Luftës së Ftohtë.

“Gladiator 2”, me shumë pikëpyetje

Postuar në 24 Qershor, 2021 11:55

Që prej vitit 2000, ku u shfaq për herë të parë, zërat për një seri të dytë të filmit “Gladiatori”, nuk janë shuar. Sukses i jashtëzakonshëm i regjisorit Ridley Scott, filmi mblodhi mbi 450 milionë dollarë nëpër kinematë e botës. Ai mori 12 nominime për Oscar, duke fituar dy të tillë: Aktori më i Mirë (Russell Croëe) dhe Fotografia më e Mirë.  Filmi rrëfen historinë e gladiatorit Maximus në përpjekjen për t’u hakmarrë ndaj perandorit sadist, Comodus, i interpretuar nga Joaquin Phoenix.

Filmi për rezistencën franceze fiton Oskarin si dokumentari më i mirë

Postuar në 26 Prill, 2021 14:58

Një film me metrazh të shkurtër mbi rezistencën franceze është fitues i Oscar-it në kategorinë e filmit dokumentar. Filmi 25-minutësh “Colette” i regjisorit Anthony Giacchino rrëfen historinë e Marin-Catherine, ndërsa ajo shkel për herë të parë në Gjermani që para Luftës së Dytë Botërore për të vizituar kampin e përqendrimit ku vdiq i vëllai në 1945.

Tragjedia e "Kursk" në një film

Postuar në 06 Dhjetor, 2018 10:29

Ka nisur të shfaqet në kinematë europiane filmi "Kursk" me regji të Thomas ëinterberg. Subjekti bazohet në incidentit tragjik të vitit 2002 në Detin Arktik, ku nëndetësja bërthamore ruse K-141 u fundos bashkë me 118 anëtarët e saj të ekuilazhit. 

Pasojat mund të ishin të tjera nëse qeveria ruse do kishte pranuar menjëherë ndihmën e qeverive të huaja. Përpjekja e zhytësve norvegjezë dhe holandezë 5 ditë pas incidentetit rezultoi e pasuksesshme. 

Pages

Subscribe to RSS - kinema