Katolikët: Jemi të papërfaqësuar në qeverinë e re të Libanit
Të krishterët në Lindjen e Mesme po përballen me shumë sfida. Në takimin e parë që Liban, për herë të parë që prej vitit 2019, për shkak të pandemisë, peshkopët katolikë sirianë, u bënë thirrje qeverive në Lindjen e Mesme të punojnë "për të ndaluar luftërat dhe për të hequr dorë nga logjika e sektarizmit dhe racizmit".
Në një deklaratë në përfundim të sinodit të tyre 12-19 shtator, me kryesimin e Patriarkut katolik sirian Ignace Joseph III Younan, peshkopët shqyrtuan “sfidat serioze me të cilat përballen të krishterët në Lindje, veçanërisht emigracionin për shkak të kushteve politike, të sigurisë dhe ekonomike .. "
Ata thonë se të krishterët në Liban, Siri, Irak, Gjirin Arabik, Jeruzalem, Jordani, Egjipt dhe Turqi vuajnë pasojat e luftërave dhe konflikteve të ndryshme.
Libani, i cili është prej 13 muajsh pa qeveri, po futet shpejt në një krizë më të thellë ekonomike që Banka Botërore e ka etiketuar si një nga më të këqijat në botë që nga vitet 1850.
Peshkopët i bënë thirrje qeverisë së re libaneze, të formuar më 10 shtator, "të punojë shpejt për të lehtësuar vuajtjet e popullit libanez", raporton cruxnow.com.
Kombet e Bashkuara kanë konkluduar se 78 për qind e libanezëve jetojnë në varfëri, ndërkohë që para vitit 2019, kjo shifër qëndronte në më pak se 30 për qind.
Peshkopët i bëjë thirrje qeverisë së Libanit të zbulojë ku kanë përfunduar paratë e qytetarëve.
Prej dy vitesh, bankat e Libanit kanë vendosur një ngrirje de fakto të llogarive, duke kufizuar tërheqjet dhe duke ndaluar depozituesit të transferojnë paratë e tyre jashtë vendit. Monedha libaneze ka humbur më shumë se 90 për qind të vlerës së saj, duke bërë që pagat të ulen.
Po ashtu, peshkopët i bënë thirrje qeverisë që të zbulojë të vërtetën në lidhje me shpërthimin në portin e Bejrutit në gusht 2020, ku u vranë më shumë se 200 njerëz, u plagosën rreth 6 000 dhe mbetën të pastrehë 300 mijë të tjerë.
Peshkopët thonë se zgjedhjet parlamentare të Libanit duhet të zhvillohen sipas planit, në maj, për të formuar një klasë të re politike.
Peshkopët shprehën zhgënjimin e tyre që sirianët në përgjithësi dhe komuniteti sirian katolik në veçanti nuk po përfaqësohen në qeverinë e sapoformuar. Kabineti i ri i Libanit përbëhet nga 11 ministra të krishterë, 9 ministra myslimanë (pesë shiitë dhe katër sunitë) dhe dy ministra druzë. Midis ministrave të krishterë janë pesë katolikë maronitë, dy katolikë melkitë, dy ortodoksë grekë, një katolik i ritit latin dhe një apostolik armen.
Add new comment