Qeveria lituaneze: Mos përdorni celularët kinezë

Postuar në 22 Shtator, 2021 13:59

Në Lituani, Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë u rekomandoi qytetarëve të mos blejnë celularë kinezë, ndërsa u këshilloi atyre që e kanë bërë tashmë, të mos i përdorin. Shkak është bërë një raport i qeverisë, sipas të cilit pajisjet në fjalë kanë një opsion paftësi për censurë.

Telefonat më të shitur në Evropë nga gjiganti kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi Corp mund të censurojnë terma si "Tibeti i Lirë", "Rroftë pavarësia e Tajvanit" ose "lëvizja e demokracisë", citohet nga Reuters organi shtetëror lituanez i sigurisë online.

Ajo që e bën të mundur censurën është një opsion i softuerit te telefonit Mi 10T 5G. Ky opsion ishte çaktivizuar për "rajonin e Bashkimit Evropian", por mund të aktivizohet nga distanca në çdo kohë, tha Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Lituani.

Marrëdhëniet midis Lituanisë dhe Kinës janë tensionuar kohët e fundit. Kina kërkoi muajin e kaluar që Lituania të tërhiqte ambasadorin e saj në Pekin dhe tha se do të tërhiqte të dërguarin e saj në Vilnius pasi Tajvani njoftoi se misioni i tij në Lituani do të emërtohej Zyra Përfaqësuese e Tajvanit.

Misionet tajvaneze në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara përdorin emrin e qytetit Taipei, duke shmangur një referencë për vetë ishullin, të cilin Kina e pretendon si territor të vetin.

Sipas raportit të mësipërm, telefonat Xiaomi kanë dërguar të dhëna të koduara të përdorimit në një server në Singapor. Një defekt sigurie u gjet edhe në telefonin P40 5G nga Huaëei Technologies Co të Kinës.

 

 

 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Keta flasin per telefonat Kines qe censurojne disa fjale. Harrojne se Faqebuqa e Zuckerbergut censuron cdo gje pro Palestines, po ashtu edhe mediat e tjera Amerikane.
Ose hajde ne Shqiperi ku cdo media eshte e ndaluar te flase pro Palestines, te kritikoje Israelin apo Ameriken. Diktatura Amerikaneve eshte shtrire si virus nga Lituania deri ne Shqiperi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.