Kanadaja u jep liberalëve një mandat të tretë
Kanadezët i dhanë kryeministrit Justin Trudeau një mandat të tretë qeverisës, pavarësisht se nuk ka maxhorancën absolute. Partia Liberale e Trudeau u rendit e para në 156 zona elektorale në shkallë vendi, duke përfshirë 111 në Ontario dhe Quebec.
Udhëheqësja konservatore Erin O'Toole, partia e së cilës u rendit e dyta, pranoi humbjen pasi rezultatet dolën në orët e vona të natës. Konservatorët udhëhoqën në 121 zona elektorale.
Dhoma e Përfaqësuesve ka 338 vende dhe një partie i duhet të fitojë 170 për të mbajtur shumicën.
Konservatorët dukeshin në rrugën e duhur për të marrë votën popullore, duke tërhequr 34 për qind mbështetje ndaj 32 për qind të liberalëve, por mbështetja e liberalëve përqendrohet në zonat urbane ku ka më shumë vende.
"Kanadezët po na çojnë përsëri në punë me një mandat të qartë për të kaluar këtë pandemi dhe për të ecur përpara", tha Trudeau, në fjalimin e tij të parë pas fitores.
Trudeau, 49 vjeç, një progresist karizmatik dhe djali i ish-kryeministrit liberal Pierre Trudeau, erdhi në pushtet në vitin 2015.
Add new comment