Mjegullnajë diplomatike mes Francës, SHBA dhe Australisë
Franca ka tërhequr ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi për konsultime, për shkak të "gravitetit të jashtëzakonshëm" të shpalljes së partneritetit strategjik midis Uashingtonit, Londrës dhe Kanberrës, që çoi në anulimin nga ana e Australisë e një marrëveshjeje të madh. Kjo e fundit parashikonte blerjen e nëndetëseve franceze nga Australia. Vendimin për tërheqjen e ambasadorëve e konfirmoi ministri Jean-Yves Le Drian.
"Me kërkesë të Presidentit të Republikës, unë kam vendosur që menjëherë të thërras në Paris për konsultime dy ambasadorët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi. Ky vendim i jashtëzakonshëm justifikohet me rëndësinë e jashtëzakonshme të njoftimeve të bëra më 15 shtator nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara”, citohet ai nga Politico.eu.
Pak ditë më parë, njoftimi i Presidentit Joe Biden për të ndarë teknologjinë e nëndetëseve bërthamore amerikane dhe britanike me Australinë, nuk u prit mirë në Francë. Marrëveshja e re prish një tjetër që Australia ka me Francën për të blerë anije prej saj, në vlerë 90 miliardë dollarë.
Pak ditë më parë, ambasadori francez në SHBA shkroi në Tuiter se kjo ishte një goditje pas shpine nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Comments
Plan B.
Plan B.
Franca do te nxis Greqine te a acaroj marredheniet me Turqine dhe do te shese armatime te tjera. Ky eshte kapitalizmi, nuk ka miqesi por interesa. Lufterat Boterore e kane treguar se Perendimi ia ka nxjerrur syte shoqi-shoqit njesoj2si kanibalet.
Add new comment