Vaksina, Pfizer Biontech “shtrihet” edhe te moshat e vogla
Ndërsa qeveritë nxisin vaksinimin përmes fushatave masive apo edhe detyrimit me ligj, protestat e të ashtuquajturve no vax vijojnë në shumë vende të Europës dhe botës. Një nga furnizuesit kryesorë të botës me doza vaksine anti-Covid, Pfizer Biontech po e shtrin imunizimin edhe te fëmijët e moshave të vogla.
"Në javët e ardhshme ne do t'i paraqesim autoriteteve rezultatet e studimit tonë për fëmijët nga pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç në mbarë botën dhe do të aplikojmë për miratimin e vaksinës për këtë grupmoshë, përfshirë këtu në Evropë," tha për SPIEGEL shefi kryesor i Biontech, Ozlem Türeci. “Ne tashmë jemi duke u përgatitur për prodhim. Vaksina është e njëjtë, por më pak e dozuar".
Rezultatet e studimit janë në dispozicion dhe vetëm duhet të përpunohen për autoritetet që japin miratimin. "Gjithçka po shkon sipas planit," thotë shefi i Biontech Uğur Şahin. Deri në fund të vitit priten të dhënat e studimit për fëmijët e moshës gjashtë muaj.
Në të njëjtën kohë, dy themeluesit e Biontech u bëjnë thirrje të gjithëve të bëjnë gjithçka që është e mundur për të bindur njerëzit e pavendosur që të vaksinohen në javët e ardhshme.
"Si shoqëri, ne kemi ende rreth 60 ditë për të shmangur një dimër të ashpër. Ne duhet të bëjmë atë që mundemi për të mobilizuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur në këto dy muaj. Nuk duhet të heqim dorë".
Add new comment