Raportohet vdekja e parë e shkaktuar nga vaksina Pfizer në Zelandën e Re
Zelanda e Re ka raportuar vdekjen e parë të lidhur me vaksinën Pfizer. Viktima është një grua, e cila ka ndërruar jetë për shkak të një inflamacioni në muskulin e zemrës.
“Ky është rasti i parë i një vdekjeje vetëm pak ditë pas vaksinimit, që lidhet me vaksinën anti-Covid, Pfizer”, citon Reuters Ministrinë neozelandeze të Shëndetësisë.
Paneli monitorues tha se vdekja ka ardhur për shkak të miokarditit, një efekt anësor i njohur i vaksinës, por i rrallë.
Miokarditi është inflamacioni i muskulit të zemrës që mund të kufizojë aftësinë e saj për të pompuar gjak, gjë që shkakton ndryshimin e ritmit.
Kompania prodhuese e vaksinës pranoi se ka pasur raportime të rralla për miokardit pak vaksinimit.
“Ne monitorojmë me kujdes raste të tilla dhe mbledhim informacion për ta ndarë më pas me autoritetet rregullatore”, tha Pfizer në një deklaratë.
Add new comment