Serbia dhe Republika Srpska kthejnë përdorimin e alfabetit cirilik me detyrim
Parlamenti i Serbisë dhe i Republikës Srpska kanë arritur një marrëveshje për adoptimin e një ligji të harmonizuar “Mbi mbrojtjen e gjuhës serbe në jetën publike dhe mbrojtjen dhe ruajtjen e alfabetit cirilik”. Sipas mediave serbe ligji do të kalojë më 15 shtator që përkon me Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit. Parashikimet e ligjit që iu dorëzuan dje nga presidenti i Serbisë, Vuçiç, anëtarit serb të presidencës boshnjake, Milorad Dodik kanë për synim kryesor ushqimin, ruajtjen dhe promovimin e alfabetit cirilik si një pikë e fortë e identitetit serb.
Theksime të posaçme vihen në ligj për promovimin e tij në përdorim të gjerë në jetën publike, nisur nga domethënie historike, kulturore dhe identitare e tij
raporton B92.
Sipas ligjit në fjalë, të gjitha njësitë shtetërore lokale apo kombëtare në Serbi dhe Republikën Srpska, kompanitë publike, shkollat dhe fakultetet si dhe kompaninë me kapital shumice publik si dhe organizatat që veprojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar do të detyrohen që të përdorin gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik në punën e tyre. Në këtë listë përfshihen edhe institucionet publike mediatike si RTS dhe RTV.
Add new comment