Baradar nis negociatat për krijimin e qeverisë së re afgane. "Kësaj radhe do qeverisim ndryshe"

Postuar në 21 Gusht, 2021 16:03

Media të ndryshme raportojnë mbërritjen në Kabul të bashkëthemeluesit të lëvizjes talebane, Mullah Abdul Ghani Baradar. Sipas të dhënave në fjalë, Baradar ka nisur diskutimet me faktorë të ndryshëm politikë në vend për krijimin e një qeverie që po cilësohet si “përfshirëse”, një cilësim që po theksohet si dallim me qeverisjen e vieve 1996-2001.

Mediat po raportojnë po kështu edhe mbërritjen në Afganistan të disa personave që nga SHBA kërkohen si terroristë. Kështu janë shpërndarë pamje të pranisë në Kabul të Khalil Haqqanit, një ndër njerëzit më të kërkuar nga SHBA për të cilin ka një pagesë prej 5 milionë dollarësh.

Thuajse të gjithë po vënë në dukje karrierën disi të çuditshme të Baradar, një mik i Mullah Omarit, themelues i lëvizjes, mandej i arrestuar dhe burgosur për t’u nxjerrë nga burgu me kërkesë të amerikanëve dhe caktuar si kundërpart për Marrëveshjen e Dohas që i hapi rrugë kësaj që shohim sot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.