Merkel pritet me lule në vizitën e fundit në Moskë. Kërkon ndihmë për evakuimin e afganëve
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një vizitë para fundit të mandatit të saj në Moskë, ku është pritur nga presidenti rus Vladimir Putin. Ceremonia e pritjes ka patur një surprizë për Merkel të cilës Putin i ka dhuruar një tufë me lule, në shenjë respekti dhe lamtumire. Lidhur me axhendën e takimit, mediat raportojnë se Merkel ka kërkuar ndihmën e Moskës për ndërmjetësim te talebanët për lejimin e evakuuimit të aleatëve afganë të Perëndimit.
Kam përcjellë informacionin se në Gjermani e konsiderojmë të rëndësishme evakuuimin e njerëzve që kanë punuar me ne për 20 vjet. Ata qytetarë afganë duhet të kenë një vend për të jetuar në Gjermani
është shprehur kancelarja.
Ajo nuk ka fshehur as qëndrimin gjerman për opozitarin rus Alexei Navalny për të cilin kërkoi lirimin nga burgu. Lidhur me Ukraniën, Putin ka bërë të ditur se nuk ka alternativë ndaj Marrëveshjes së Minskut dhe se Rusia është e gatshme të vazhdojë furnizimin me gaz të Europës përmes Ukrainës pas vitit 2024 kur përfundon marrëveshja aktuale.
Add new comment