Çeta Plakë e Butrintit

Postuar në 28 Korrik, 2021 01:51

Dy ditë më parë BBC-ja raportonte se Mbretëria e Bashkuar do të paraqitet para UNESCO-s për të kërkuar statusin e sitit të Trashëgimisë Botërore me zonën e Snowdonias në Wells. Media në fjalë listonte cilësitë e kësaj zone, rëndësinë e saj përballë kandidaturave si Bolonjas në Itali, Nisës në Francë dhe Ribeira Sacras në Spanjë. Listimi i njërës prej këtyre zonave i rendit ato krahas monumenteve si Piramidat e Egjiptit, apo taj Mahal. Ky lajm u parapri nga dy të tjerë që kanë të bëjnë me monumentet.

Së pari, se UNESCO i hoqi statusin Liverpoolit si pjesë e trashëgimisë botërore për shkak të zhvillimeve urbane aty dhe lajmi tjetër se edhe Stonehenge mund ta humbasë këtë status. Në njoftimin e vet, gazeta “The Guardian” arsyetonte se rrezikimi i Stonhenge vjen si pasojë e një vendimi të qeverisë britanike për të ndërtuar një rrugë - tunel. Qeveria britanike është njoftuar për këtë vendim që si hap të parë ka klasifikimin e monumentit në atë që quhet lista e rrezikut. Sipas të njëjtit raportim UNESCO, do të kontrollojë më ashpër 31 sitet e tjera të Britanisë së Madhe pasi Liverpool u bë vendi i tretë në rreth 50 vjet të cilit i hiqet një status i ngjashëm. Presidenti i World Heritage në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Blandford është ankuar se në qeverinë britanike ka një vetëdije të ulët për rëndësinë e klasifikimit nga UNESCO dhe se ka shumë mangësi në fonde. 

Nga ana e vet UNESCO ka kritikuar qeverinë britanike se ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të veta në Liverpool. UNESCO shkruan “The Guardian” inkurajon qeveritë për krijimin e fondacioneve kombëtare për të siguruar financime për asestet e veta kulturore, por në MB nuk ka një të tillë. Në këtë vend shumica e siteve të këtilla menaxhohen nga autoritetet lokale që varen nga financimet qeveritare. Këtu mund ta mbyllim raportimin për situatën në Mbretërinë e Bashkuar për të kaluar në Shqipëri, ky instrumentalizimi ka njohur maja të reja të keqdashjes dhe katundarizmit.

Nga protagonitë të ndryshëm të vetëshpallur si dashnorë të trashëgimisë, kjo histori sillet si shembulli më i mirë për të kuptuar sesi modeli i menaxhimit të Stonehenge rrezikon edhe Butrintin, meqenëse qeveria shqiptare ka autorizuar përmes planit të Menaxhimit të qytetit antik ndjekjen e këtij modeli. Mirëpo në rastin e Stonehenge nuk thuhet se Plani i Menaxhimit është i mangët, as se aty ka “zhvillime urbane që nuk merren parasysh prej Planit”, por se aty qeveria britanike po ndërton një vepër infrastrukturore e cila injoron sipas UNESC0-s vlerën e sitit.

Në këtë kuadër lajmi që vjen nga Britania qarkullohet në keqbesim për një pjesë të opinionit publik shqiptar të cilit i thuhet se Butrintin e pret shkatërrimi meqë për të ka një plan si ai Stonehenge. Kjo thjesht nuk ka sesi të jetë e vërtetë. Në Butrint u dha sipërfaqe toke për kompensim para se të miratohej ky Plan i ri dhe aty është ndërtuar një objekt tregëtar në shkelje të shumë rregullave apo të paktën në mënyrë të njëanshme. Kjo do të thotë se një Plan Menaxhimi nuk është një Mur Kinez nga mësymjet e jashtme, por një model administrimi përmes zhvillimit dhe fitimit. Nuk ka asnjë plan të ndalojë një qeveri të çmendet apo të injorojë trashëgiminë. Në këtë rast nuk është Plani i keq, por qeveria që vepron në shkelje. Sikundër nuk ka gjasa që Plani i Stonehenge të parashikojë një tunel si ky që po ndërtohet tani atje.

Nga ana tjetër, dëmtime të mëdha, pavarësisht se ka ligje dhe qindra VKM janë bërë edhe në Bregdet, aty ku ka patur apo ka edhe një Agjenci Bregdeti, përbërë nga shqiptarë safi mesa dimë. Por çfarë është ruajtur aty? Çfarë është respektuar? Cilat garanci mund të ndalin mësymjen e një qeverie?

Problemi që kemi në këtë rast është i thjeshtë: neve na mungon një kritikë reale për Planin dhe drejtimet rregullatore apo menaxheriale të tij. Në vend të saj kemi sulme folklorike të tipit “katallani po merr Butrintin”, apo gjykime derivative hipotetike të llojit: meqë dështoi atje, dështon edhe këtu. Apo kritikën edhe më mjerane për mungesën e specialistëve shqiptarë. Kemi zhurmën e atyre që nuhasin se mund të marrin diçka, ndërkohë që dokumenti është miratuar dhe shumë mirë që është miratuar e për të cilin do të duhej të kontestohej ndryshe.

Debati publik a patjetër nevojë edhe për disa autoritete që mund të jenë ekspertë, apo edhe autoritete morale që mund të jenë njerëz që kanë kontribute. Por debat publik që kërkon të provokojë njerëzinë me teza folklorike nuk mund të ketë seriozisht. Edhe Marin Mema, gjenuin në arkeo-bindjet e veta nuk ka provokuar debate, por ka prodhuar një tufë besimtarësh. Ndoshta edhe kërcënimi ndërkombëtar për Butrintin mund të jetë një shans i mirë për partinë e radhës. Edhe pse Butrinti i shkretë vetëm ndonjë gjë shqiptare nuk duket të ketë përveç gjurmëve të opingave, mesjetare dhe moderne që e shkelin si vizitorë të dehur nga imagjinata se po hyjnë në baptisterin e vetëpagëzimit të një “fisnikërie”. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.