“Titanik”, një parathënie e “Terminator”?
Ka një teori konspirative që lidh du prej filmave më të suksesshëm të regjisorit James Cameron. Sipas të pasionuarve pas kinemasë, “Titanik” është në të vërtetë një parathënie e “Terminatorit”, pavarësisht se, në aspektin kohor të prodhimit, rendi kronologjik shkon në të kundërt.
Thelbi është që Jack Dawson, i cili luhet nga Leonardo DiCaprio, është dërguar nga e ardhmja për të mbrojtur Rose DeËitt Bukater, e luajtur nga Kate Winslet. Për këtë, konspiracionistët bazohen në anakronizma dhe pasaktësi historike të gjetura gjatë filmit 195-minutësh.
Ka shumë prova që sugjerojnë se Jack vjen nga e ardhmja: që nga modeli i flokëve e deri te fjalët që përdor, disa prej tyre shumë të pavend për vitin 1912. Gjatë udhëtimit me anije, Jack i mban gjërat e tij në një çantë shpine të Ushtrisë Suedeze, e cila do të themelohej vetëm në vitin 1939. Për më tepër, Jack thotë në film se shkonte për të peshkuar në liqenin e akullt Wissota, një rezervuar i krijuar nga njeriu në vitin 1917, si dhe dëshirën e tij për të hipur me Rose në lodrat e Santa Monica-s, të cilat do të ndërtoheshin katër vjet pas mbytjes së “Titanikut”.
Sipas teorisë konspirative, Jack u detyrua të luante bixhoz për biletën e tij në anije sepse ai nuk kishte paratë e kohës për të paguar. Duke e shpëtuar Rozën nga hedhja në ujë dhe duke rënë në dashuri me të, vdekja e tij i dha asaj një arsye për të vazhduar të jetonte edhe pas polemikave të mëdha të derës që qëndronte mbi ujë (skena finale). Nëse i përmbledh gjërat, nata e pasionit që në film jepet e detajuar rezultoi në shtatzëninë e Rose, duke sjellë lindjen e një prej prindërve të Sarah Connor, e cila pasqyron marrëdhëniet midis Sarës dhe Kyle Reese në “The Terminator”, mbi 70 vjet më vonë.
Add new comment