Talibani: Kontrollojmë 85% të Afganistanit. Nuk kemi bërë asnjë premtim të mos sulmojmë
Tërheqja e Perëndimit me në krye SHBA nga Afganistani ka nisur të japë rezultatet e para të asaj që ishte parashikuar prej shumëkujt. Gjatë një konference për shtyp në Moskë, negociatori i talebanëve Shahabuddin Delawar deklaroi se grupi që ai përfaqëson kontrollon tashmë 85% të territorit të vendit në 250 distrikte nga 398 që janë gjithësej. Sipas tij, Talibani është i lirë të sulmojë qendrat administrative të Afganistanit, për shkak se siç tha ai:
nuk i është bërë asnjë premtim SHBA për mos e bërë një gjë të tillë
Megjithatë, Delawar ka shtuar se Talibani nuk do ta marrë Kabulin, kryeqytetin afgan me forcë. Zyrtarët talebanë kanë sqaruar gjatë konferencës se veprimet ushtarake në veri të vendit nuk përbëjnë kërcënim për interesat ruse në Azinë Qendrore, një koment ky që lidhet me shqetësimin e Moskës se talebanët mund të sulmojnë aleatin e tyre, Taxhikistanin, pas hyrjes në këtë të fundit të forcave qeveritare afgane.
Add new comment