NASA: Toka po mban dyfishin e nxehtësisë

Postuar në 18 Qershor, 2021 14:07

Toka po mban gati dy herë më shumë nxehtësi sesa në 2005. Një studim i ri i NASA-s dhe Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA) zbuloi se disekuilibri energjetik i Tokës pothuajse është dyfishuar nga 2005 në 2019.

Ky disekuilibër është praktikisht ndryshimi midis asaj se sa "energjia rrezatuese" e Diellit absorbohet nga atmosfera dhe sipërfaqja e Tokës, krahasuar me sa "rrezatimi infra i kuq termik" kthehet në hapësirë.

Kjo do të thotë se planeti po nxehet akoma më shumë.

Shkencëtarët krahasuan të dhënat nga sensorët satelitorë - të cilët ndjekin sesa energji hyn dhe del nga sistemi i Tokës - me të dhënat e mbledhura nga oqeanet.

Rreth 90% e energjisë së tepërt që vjen nga ky disekuilibër shkon në oqean. Rrjedhimisht, të dhënat e sensorëve satelitorë duhet të korrespondojnë me ndryshimet e temperaturës në oqeane.

Studimi zbuloi se ky dyfishim vjen pjesërisht si rezultat i një rritjeje të gazeve serë dhe avujve të ujit.

Shkencëtarët thonë se ky hulumtim ofron vetëm një copëz të mozaikut të ndryshimit klimatik, dhe sipas Nasa, "nuk është e mundur të parashikohet me siguri se si mund të jetë në dekadat e ardhshme bilanci i energjisë së Tokës”.

Studimi konkludon se, nëse nuk ngadalësohet shkalla e thithjes së nxehtësisë, duhet të priten ndryshime të tjera klimatike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.