Fauçi: Mund ta fitojmë betejën me virusin HIV deri në 2030
Prej mëse 40 vitesh, mjekët në të gjithë botën po luftojnë me virusin HIV. Nuk ka ende një vaksinë që parandalon sëmundjen që ai shkakton, SIDA. Në SHBA me virusin HIV jetojnë rreth 1.2 milionë njerëz, por kryeepidemologu Anthony Fauci thotë se qëllimi për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it deri në 2023-n është i arritshëm.
Në një intervistë me Axios, Fauci, i cili ia ka kushtuar një pjesë të mirë të karrierës së tij luftës kundër AIDS-it, thotë se jo domosdoshmërisht mund të jetë fjala për një vaksinë shumë efektive. “Mund të jetë kombinim i disa gjërave”, thotë ai.
Rastet e para të të sëmurëve me AIDS u raportuan në korrik të vitit 1981. Fauci kujton 26 të tilla në Los Angeles, San Francisko dhe Nju Jork. Rastet e para për të cilat ai u informua ishin “një pneumoni e çuditshme te pesë meshkuj homoseksualë, që çuditërisht kishin edhe rruaza të bardha gjaku në nivel shumë të ulët”.
Terapia e parë efektive u zbulua në vitin 1986 dhe 10 vjet më vonë, kombinimi i disa ilaçeve solli një kthesë të madhe në luftën kundër sëmundjes.
Që atëherë janë zbuluar shumë trajtime dhe studiuesit ia kanë dalë ta reduktojnë terapinë nga 28 kokrra në ditë, në vetëm një të tillë në ditë dhe pacientët jetojnë nje jetë pothuajse normale. Gjithashtu, ka edhe një ilaç parandalues shumë efektiv për grupet e riskut. PrEP ul rrezikun e infeksionit në rrugë seksuale me 99%.
Add new comment