Meta refuzon Kuvendin: Komisioni hetimor nuk ka legjitimet
Presidenti Meta e refuzoi kërkesën e komisionit hetimor për t’u paraqitur në seancën dëgjimore.
Kreu i shtetit thotë se ftesa për t’u paraqitur në seancë nuk “referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”.
Meta vijon të ngulë këmbë se nisma për shkarkimin e tij është hakmarrje politike, ndërsa shton se presidenti do të mbetet i vetmi që nuk do të frikësohet dhe i vetmi që ia ka dalë njeri ta detyrojë të shkelë Kushtetutën.
Komisionin e dytë që po heton veprimtarinë e tij, presidenti Meta e cilëson “një strukturë hetimore që nuk ka tashmë as legjitimitet për të vepruar.”
Add new comment