Covid-19, një sëmundje vaskulare
Efektet negative të Covid-19 në qarkullimin e gjakut, të tilla si iktusi dhe tromboza, nuk vijnë vetëm për shkak të inflamacionit të shkaktuar nga infeksioni, por janë një pasojë e drejtpërdrejtë e veprimit të proteinës Spike. Ky është përfundimi i një studimi të botuar në revistën “Circulation Research”, i cili sugjeron që Covid-19 nuk është vetëm një sëmundje e frymëmarrjes, por gjithashtu, dhe ndoshta mbi të gjitha, një sëmundje vaskulare.
Siç dihet, Sars-Cov-2, në sajë të proteinës spike, lidhet me receptorin e enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2) për të hyrë dhe infektuar qelizat pritëse. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë San Diego, në SHBA dhe ata të Universitetit Xi'an Jiaotong, në Kinë, treguan se proteina Spike jo vetëm që lidhet me qelizat e shëndetshme për të përhapur infeksionin, por shkakton dëmtime direkt në qelizat e endotelit, indi që vesh enët e gjakut dhe është thelbësor për qarkullimin. Ekipi përdori viruse pseudovirus, të cilat janë 'bosh' dhe viruse jo-infektive që shprehin proteina S (pseudo-spike) në sipërfaqe, duke ua injektuar minjve në trake. Këto kanë rezultuar në dëmtime të mushkërive dhe arterieve, gjë që tregon se vetë proteina Spike shkakton sëmundje, pavarësisht nga përhapja e infeksionit viral.
Ekipi kreu një eksperiment tjetër duke ekspozuar qelizat e shëndetshme endoteliale ndaj proteinës Spike. Kjo e fundit, duke u lidhur me ACE2, dëmtoi qelizat, duke bërë që mitokondritë e tyre (të ashtuquajturat njësi të energjisë qelizore) të copëzohen.
"Shumë njerëz – thotë Uri Manor, një nga autorët e studimit - e konsiderojnë Covid-19 një sëmundje të frymëmarrjes, por në të vërtetë është një sëmundje vaskulare".
Add new comment