BE e pranon: Në Ballkan ka zhgënjim për Europën
Bashkimi Europian ka pranuar së fundmi se besimi ndaj tij dhe narrativës europiane në Ballkan ka rënë. Agjencia “Reuters” referon dokumente të brendshme të BE-së që janë qarkulluar në takimin e së martës të ministrave të Jashtëm të unionit, ku evidentohet zhgënjimi i prodhuar në Ballkan.
Ne duhet të njohim se pavarësisht angazhimit në integrimin europian, njerëzit në rajon për pëjetojnë një sens të zhgënjiit të thellë për procesin e zgjerimit. Një perceptim i vonesës nga BE për dërgesën e vaksinës kundër CoVid-19 ka ushqyer më tej një narrativë të zhgënjimit
citon agjencia dokumentin që mban datën 5 maj.
I njëjti raport pranon se aspiratat europiane po humbasin nën presionin e kushteve dhe procedurave komplekse, ndërkohë që në takimin e së martës, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka kërkuar që Brukseli t’i japë vlerë gjeopolitike Ballkanit Perëndimor dhe të mos e shohë më si aneks apo çështje standardesh anëtarësimi.
Add new comment