Dodik: Kemi edhe ne "non paper" tonë. Do të vijë koha për ndarjen paqësore të Bosnjes
Pas drafteve të publikuara ditë më parë për rishikim kufisjh në Ballkan, edhe Republika Srpska në Bosnje - Hercegovinë bën me dije se ka variante të vetat gati. Anëtari serb i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, ka deklaruar para gazetarëve në Banja Luka se edhe pala serbe ka viariante të tilla në sirtar në mënyrë që siç tha ai:
kur të vendosim do t’ua dërgojmë të gjithëve
Dodik ka njoftuar se Republika Srpska do të ndërmarrë një sesio debate në Parlamentin boshnjak ku do të krijojë dhe artikulojë platformën e vet për negociata me boshnjakët dhe kroatët si popuj konstitues të Federatës mbi mënyrën sesi do të procedohet në Bosnje-Hercegovinë. Po kështu, presidenti serb ka paralajmëruar se do të vijë dita për ndarjen paqësore të Bosnje-Hercegovinës dhe se pashmangshmëria e këtij procesi kërkon që serbët të mos shohin nga asnjë opsion lufte, por thjesht të bashkohen për fuqizimin e Republikës Srpska.
Add new comment