OBSH miraton Moderna-n për përdorim emergjent

Postuar në 01 Maj, 2021 15:54

OBSH i ka hapur dritën jeshile vaksinës Moderna për përdorim emergjent. Vaksina mRNA e prodhuar në SHBA i bashkohet AstraZeneca-s, Pfizer-BioNtech dhe Johnson&Johsnon në listën e atyre që OBSH ka miratuar deri tani për përdorim emergjent, raporton Euronews.

Kërkesa për aprovim të dërguara nga dy kinezet Sinovac dhe Sinopharm pritet të miratohen në ditët e ardhshme.

Megjithatë, ky vendim nuk pritet të ketë impakt të menjëhershëm në furnizimin e vendeve me zhvillim. Kjo pasi kompania ka nënshkruar kontrata me vende të pasura, të cilat tashmë kanë marrë miliona doza prej saj.

Megjithatë, CEO i Moderna-s, Stephane Bancel, thotë se kompania është në bisedime me organizata ndërkombëtare, si COVAX, për të ndihmuar vende të ndryshme të botës.

COVAX është programi i Kombeve të Bashkuara përmes të cilit synohet aksesi në vaksina i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.   

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.