Raporti i ekspertëve europianë: Energjia nga centralet bërthamore, miqësore me mjedisin

Postuar në 27 Mars, 2021 22:11

Energjia bërthamore pritet të konsiderohet investim i qëndrueshëm në BE. Sipas Reuters, i cili u referohet disa dokumenteve në të cilat ka pasur akses, kjo pritet të jetë përgjigjja e ekspertëve të ngarkuar me vlerësimin e investimeve të kësaj natyre.

Komisioni Europian po punon për hartimin e taksonominë e financave të qëndrueshme, e cila përcakton cilat aktivitetete ekonomike mund të konsiderohen investime të qëndrushme, bazuar në kritere strike mjedisore.

Vitin e kaluar, këshilltarët e Brukselit kanë qenë të ndarë në lidhje me atë sesa miqësore me mjedisin mund të jetë  energjia bërthamore. Ndërsa pranonin se centralet bërthamore prodhojnë shumë pak dioksid karboni, analizat mbi impaktin që mund të ketë derdhja e mbetjeve radioaktive në mjedis janë të pamjaftueshme.

Joint Research Centrae (JRC), Qendra Kërkimore e Bashkuar, është krahu shkencor i Komisionit, të cilit i është ngarkuar detyra të kategorizojë energjinë nukleare.

Raporti i JRC, të cilit i referohet Reuters, pritet të dalë javën e ardhshme.

“Analizat kanë treguar se nuk ka asnjë provë shkencore që energjia nukleare dëmton shëndetin njerëzor apo mjedisin më shumë sesa teknologjitë e tjera të prodhimit të elekrticitetit”, thuhet në raport.

Magazinimi i mbetjeve bërthamore në formacione të thella gjeologjike konsiderohet "i përshtatshëm dhe i sigurt", thuhet në raport.

Gjetjet e këtij të fundit do të shqyrtohen sërish nga dy komitete ekspertësh përpara se Komisioni të marrë vendim përfundimtar.

Vendet e BE-së janë të ndara sa i takon energjisë nukleare. Franca, Hungaria dhe pesë vende të tjera i kanë kërkuar Komisionit t’i mbështesë investimet e kësaj natyre.

Ndërkohë shtete si Austria dhe grupe të mbrojtjes së mjedisit janë kundër, me pretendimin se mbetjet nukleare janë të rrezikshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.