Kina “zgjerohet” në Iran. Firmoset marrëveshje 25 -vjeçare e partneritetit strategjik
Irani ka gjetur një partner strategjik për të balancuar presionin amerikan dhe sanksionet e vazhdueshme të imponuara nga Perëndimi. Partner është Kina që ka pranuar të nënshkruajë me Teheranin zyrtar një marrëveshje partneriteti strategjik me afat 25 vjet.
Marrëdhëniet tona me Iranin nuk do të ndikohen nga situata aktuale por do të jenë permanente dhe strategjike
ka thënë pas nënëshkrimit të marrëveshjes, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi.
Irani vendos në mënyrë të pavarur për marrdhëniet e tij me vendet e tjera dhe nuk është si disa vende të tjera që ndryshojnë pozicionin me një telefonatë
ka shtuar ai.
Wang është takuar me presidentin iranian, Hassan Rouhani dhe siç njoftohet marrëvshja parashikon investime në sektoë kyç si infrastruktura dhe energjetika.
Akti në fjalë ngjan si pasojë logjike e politikës dogmatike të Perëndimit që e ka detyruar Iranin të kërkojë rrugë mbijetese. Në vitin 2016 Kina vendosi të rriste vëllimin tregtar me 10 herë duke e rritur shifrën e bilancit me 600 miliardë dollarë.
Add new comment