Polonia vaksinon NATO-n
Qeveria polake ka marrë përsipër të mbrojë NATO-n nga Covid-19. 3500 doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca - mjaftueshëm për të vaksinuar të gjithë punonjësit e NATO-s në selinë në Bruksel, janë siguruar nga Polonia. Lajmin e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Deri tani, asnjë punonjës i NATO-s nuk është vaksinuar pasi aleanca i është përmbajtur programit kombëtar të vaksinave të Belgjikës si vendi pritës i aleancës - në përputhje me protokollin e zakonshëm diplomatik - dhe se punonjësit do të vaksinohen në përputhje me rregullat që ndjek shteti belg për përparësinë e vaksinimit bazuar në faktorë të ndryshëm të rrezikut dhe në grupmosha.
Disa po e shohin lëvizjen e Polonisë si një përpjekje për të vënë në siklet Belgjikën, e cila si shumë vende të tjera të BE-së ka qenë e ngadaltë në procesin e vaksinimit të qytetarëve dhe rezidentëve të saj, pavarësisht se ka një industri farmaceutike të zhvilluar.
Por të tjerë e vlerësojnë refuzimin e Belgjikës për t’u dhënë prioritet punonjësve të NATO-s para qytetarëve më vulnerabël.
Polonia filloi me një nga programet më të shpejta të vaksinimit në BE, por ritmi i saj ka rënë javët e fundit. Të dielën u administruan vetëm 9 795 vaksina - duke e çuar vendin në një total prej 5 026 182 të tilla.
Add new comment