Neandertalët mund të flisnin dhe të dëgjonin
Ndryshe nga sa kemi menduar për një kohë të gjatë, neandertalët nuk kanë qenë shumë të ndryshëm nga njeriu modern. Ata ishin më primitivë në terma të evolucionit, por jo dhe aq.
Një studim i ri i kryer në Universitetin e Binghamton në Nju Jork State dhe Universidad de Alcalá në Spanjë tregon përfundimisht se neandertalët kishin aparatin fizik që nevojitet për të folur dhe për të kuptuar të folurit.
"Rezultatet janë solide dhe tregojnë qartë se neandertalët kishin aftësinë për të perceptuar dhe folur. Kjo është një nga linjat e kërkimit aktual, të vazhdueshëm, bazuar në prova fosile për të studiuar evolucionin e gjuhës, një temë e ndërlikuar në antropologji", thotë Ralph Quam, bashkautor në studimin e botuar në “Nature Ecology & Evolution”.
Neandertalët kishin aftësinë për të dëgjuar në kufijtë e frekuencës që ka të bëjë me të folurit. Po ashtu, ata kishin aftësinë fiziologjike për të prodhuar tinguj zanorë.
Studiuesit i nxorën këto përfundime pasi skanuan kafkat e fosilizuara të neandertalëve, të gjetura në mallet Atapuerca, sajtet arkeologjike të mbrojtura nga UNESCO.
Këto skanime shërbyen si bazë për modelet 3D virtuale të strukturave të veshit të fosileve, të cilat u krahasuan me modele të ngjashme të strukturave të veshëve të njeriut modern.
Studimi sugjeron gjithashtu që sistemi i të folurit te neandertalët ishte më i përparuar nga sa mendohej. "Një nga rezultatet e tjera interesante nga studimi ishte sugjerimi se e folura e neandertalëve me shumë gjasa bështë bazuar në një përdorim të shtuar të bashkëtingëlloreve", thonë studiuesit.
Studimi konkludon se Neandertalët kishin apparat fiziologjik të përshtatshëm për të prodhuar një gamë komplekse tingujsh dhe aftësinë për t'i kuptuar ato përmes strukturave të veshit jo shumë ndryshe nga tonat.
"Ne besojmë, pas më shumë se një shekulli hulumtimi, se i kemi dhënë një përgjigje përfundimtare pyetjes mbi aftësinë e të folurit të Neandertalëve", thotë bashkëautorja e studimit, Ignacio Martinez.
Add new comment