Shtyhet pagesa për koncesionin e skanimit të kontejnerëve
Kuvendi miratoi me 81 vota pro, 13 kundër dhe 4 abstenime projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si autoritet kontraktues dhe shoqërive “S2 Albania” shpk dhe “Rapiscan systems” INC “Për një ndryshim në marrëveshjen e konçensionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 123/2013” të ndryshuar””.
Rishikimi i kontratës është në të vërtetë shtyrje e pagesave që shteti u detyrohet kompanive “S2 Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan Systems”, INC për skanimin në doganë për muajit shtator, tetor, nëntor, dhe një këst i prapambetur i vitit 2020. Këto detyrime do të shlyhen në vitin 2022. Pra, fatura prej 3.3 milionë eurosh do të kalojë në buxhetin e vitit 2022 dhe në vazhdim.
Vendimi është në kuadër të strategjisë së qeverisë për shkurtimin e shpenzimeve për pagesat e koncesioneve në vitin 2020 si pasojë e nevojave financiare që shtoi pandemia.
Koncesioni i skanimit të kontejnerëve është dhënë nga qeveria e PD-së dhe është kontestuar nga e majta pas 2013-s kur mori pushtetin. Në vitin 2015, qeveria “Rama” uli tarifën për çdo skanim të kontejnerëve.
Pas negocimit u vendos që tarifa 39 euro të zbriste në 5 euro për deklaratat doganore deri në 1000 euro dhe 22 euro për deklaratat doganore mbi 1000 euro.
Comments
Nje nder koncensionet me te
Nje nder koncensionet me te turpshme dhe ne vazhden e ortakerive berisha-rama. Nuk ka asnje vend tjeter qe te jape me koncension skanimin ne dogana, te gjitha shtetet e kryejne vete kete sherbim qe ka te beje edhe me sigurine kombetare. Po te funksiononin keto skanera private nuk do te kapej aq droge nga doganat italiane. Bravo dy sherbetoreve Shkelqim Cani dhe Irena Beqirraj qe e firmosen rinegocimin e ketij koncensioni korruptiv, per llogari te rames dhe berishes.
Add new comment