Koreja e Veriut tenton të vjedhë teknologjinë e vaksinës nga Pfizer
Koreja e Veriut është përpjekur të vjedhë teknologjinë e vaksinës nga amerikanët. Sipas agjencive koreano-jugore të inteligjencës, “shënjestra” ka qenë kompania “Pfizer”, por sesi është tentuar vjedhja dhe nëse ka qenë e suksesshme mbetet e paqartë.
Agjencia Kombëtar e Inteligjencës në Korenë e Jugut ka vënë në dijeni Parlamentin për këtë fakt, raporton agjencia vendase e lajmeve, Yonhap.
Vendi komunist nuk ka raportuar deri tani asnjë rast me koronavirus, megjithatë pritet të furnizohet me 2 milionë doza të AstraZeneca në javët e ardhshme.
Koreja e Veriut i mbylli kufijë menjëherë pasi rastet e para u shfaqën në Kinë në fund të 2019-s.
Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut hyn në listën e të dyshuarve për sulme të kësaj natyre.
Në nëntor, Microsoft tha se të paktën nëntë organizata shëndetësore, duke përfshirë Pfizer, ishin bërë shënjestër e organizatave të mbështetura nga shteti në Korenë e Veriut dhe Rusi.
Ajo tha se grupet e Koresë së Veriut të quajtur Zink dhe Cerium, dhe një grup rus me nofkën Fancy Bear, ishin përgjegjës.
Kremlini e ka hedhur poshtë këtë pretendim. Por ndërsa shumë nga këto përpjekjet kanë dështuar, Microsoft paralajmëroi në atë kohë se disa kishin qenë të suksesshme.
Që nga fillimi i pandemisë, shumë shtet po i përdorin hakerat e tyre në përpjekje për të zgjidhur krizën. Koreja e Veriut shihet si një nga më aktivet në këtë fushë.
Ajo është një shoqëri e mbyllur por me njësi të përparuara kibernetike, të cilat kanë pasur shënjetër gjithnjë vendet e tjera jo vetëm për spinazh, por edhe thjesht për para.
Add new comment