Restaurohet “Darka e fundit”, piktura 450-vjeçare e murgeshës fiorentine

Postuar në 26 Janar, 2021 19:30

Rreth vitit 1568, murgesha fiorentine Plautilla Nelli - një piktore autodidakte që drejtoi një grup grash artiste të kohës në manastirin e saj - nisi projektin e saj më ambicioz: një skenë monumentale të “Darkës së Fundit” që i paraqet Jezusin dhe të 12 apostujt në përmasa reale.

Kanavaca e Nellit është e jashtëzakonshme për nga kompozimi sfidues. Gjatë Rilindjes, shumica e individëve që pikturuan skenën biblike ishin artistë meshkuj në kulmin e karrierës së tyre. Sipas organizatës jofitimprurëse Advancing Women Artists (AWA), e cila rikthen dhe ekspozon vepra nga artistet femra të Firences, kryevepra e Nellit e vendosi atë në radhët e piktorëve të tillë si Leonardo da Vinci, Domenico Ghirlandaio dhe Pietro Perugino. Të gjithë këta rikrijuan versione të Darkës së Fundit "për të provuar aftësitë e tyre si profesionistë të artit”.

Manastiri fiorentin i Santa Maria Novella e bleu pikturën në vitin 1817 dhe e ruajti deri rreth vitit 1865, kur e zhvendosi diku tjetër. Në vitin 1911, piktura u zhvendos në një depo, ku qëndroi e lënë pas dore për gati tre dekada .

Manastiri fiorentin i Santa Maria Novella e fitoi pikturën në 1817, duke e vendosur atë në tryezë përpara se ta zhvendoste në një vend të ri rreth vitit 1865. Në vitin 1911, studiuesi Giovanna Pierattini raportoi, paneli portativ "u hoq nga barela, u mbështoll dhe u zhvendos në një depo, ku qëndroi e lënë pas dore për gati tre dekada”.

“Darka e Fundit” mbeti në depo deri në vitin 1939, kur iu nënshtrua një restaurimi të rëndësishëm. Piktura pësoi dëmtime të lehta gjatë përmbytjes së madhe të Firences në 1966. Në 1982, vepra u transferua në dhomat private të fretërve, ku u mbajt derisa studiuesit ndërhynë në vitet 1990.

Tani, për herë të parë në rreth 450 vjet, Darka e Fundit e Nelli - e restauruar rishtas pas një fushate katër-vjeçare nga AWA - është përfundimisht para publikut.

Restaurimi është financuar me fonder e mbledhura nga AWA. Piktura ndodhet tani në Santa Maria Novella Museum. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.