Një dështim moral serioz në Yad Vashem

Postuar në 05 Janar, 2021 00:42
Dr. Hanan Shai - Bar-Ilan University

 

Diskursi public mbi çështjen e zëvendësimit të drejtorit të Vad Yashem tregon se ky institucion nuk përfaqëson më Holokaustin si një dukuri unike dhe si ligjërimin më të tmerrshëm të antisemitizmit që ka ndodhur ndonjëherë, por si një krim kundër njerëzimit që mund të ndodhë në çdo shoqëri që nuk ka vlera liberale. Përfshirë Izraelin. Yad Vashem që u projektua për të përjetësuar kujtesën mbi Holokaustin dhe viktimat e tij, tani trumbeton vlerat e liberalizmit Europian – po ato vlera që shtruan rrugën drejt një krimi si asgjë tjetër në historinë botës.

Holokausti u bë i mundur për dy arsye bazike. E para është se në kontrast me revolucionin shkencor, themeluesit e të cilit zëvendësuan narrativat dhe zhgënjimet e Mesjetës me të vërtetën e provuar logjikisht dhe empirikisht dhe u përpoqën pa pushim për ta përhapur atë të vërtetë, revolucioni liberal mohoi dhe vazhdon të mohojë ekzistencën e çfarëdo lloj të vërtete.

Arsyeja e dytë është turpëzuar në deklaratën e Niçes se “Zoti vidq”, e cila shpreh idenë e vdekjes së moralitetit biblik. Bible hebraike, të cilën Kristianizmi Ia bashkëngjiti Testamentit të Ri, ishte një mburojë që – ndonëse nuk parandaloi persekutimin dhe poshtërimin e hebrejve – parandaloi në fakt shkatërrimin e tyre për më shumë se 1000 vjet.

Pa të vërtetë dhe moratitet, nuk ka nevojë apo aftësi për të dalluar mes të mirës dhe të keqes, për motivim shpirtëror dhe ku është e nevojshme, për pendesë dhe ndryshim kursi. “Pendimi dhe kërkimi shpirtëror”, shpalli Niçe, “shtyp natyrën njerëzore” dhe janë shpikje të projektuara për çifutizimin e botës. Duke mëshuar në mitet paramesjetare që Nazizmi adoptoi dhe përforcoi, Niçe pohonte se “heronjtë nuk pendohen dhe nuk bien në agoni”.

Sipas pikëpamjes hebreje, imazhi i njeriut nuk është një dhuratë e Zotit në lindje, por një synim që njerëzimi për të cilin njerëzimi duhet të përpiqet ta arrijë. Duke eliminuar të vërtetën dhe në vazhdën e saj,  moralitetin dhe ndërgjegjen, elita intelektuale liberale e Europës fshiu më shumë se 1000 vjet përpjekje kristiane për ta distancuar njerëzimin nga e shkaura e tij pagane dhe e paqytetëruar duke e pajisur me vetëdije morale. Kështu, ai shtroi rrugën për shfaqjen e ideologjive barbare dhe  mashtruese të komunizmit dhe nazizmit.

Në mungesë të një mburoje moraliteti dhe ndërgjegjeje, ideologjitë false të cilat kultivoi liberalizmi, nuk kishin asnjë brerje ndërgjegjeje në legjitimimin e asgjësimit të qytetërimit hebraik dhe më pas në fshirjen e vetë hebrenjve- në fund të fundit, hebrenjtë përfaqësonin moralitetin dhe ndërgjegjen e vjetër të cilat këto ideologji kërkonin që t’i zëvendësonin.

Mungesa e një mburoje të tillë u ndaloi po ashtu intelektualëve europianë që e kishin braktisur kristianizmin dhe vlerat e tij, por që ishin refuzuar nga Nazizmi, që të gjenin në vlerat alternative humaniste liberale me të cilat ishin lidhur, justifikimin moral dhe vendosmërinë e brendshme për të rezistuar. Për këtë arsye, liberalët në mbarë Europën Perëndimore – jo vetëm në Gjermani – ose ishin bashkëpunëtorë në industrinë e Holokaustit, ose qëndruan dhe heshtën.

Liberalizmi nuk e ka pranuar kurrë se mohimi prej tij i vlerës themelore të së Vërtetës, luajti një rol qendror në shpalosjen e Holokaustit. Prandaj është shumë e dyshimtë nëse mësimi më i rëndësishëm i Holokaustit është mësuar dhe nëse muri i moralitetit, të vërtetës dhe ndërgjegjes që ra në kolaps në fillim të shekullit të 20-të, të jetë rindërtuar në këtë shekull.

Kriticizmi ndaj Izraelit nga intelektualët liberalë, përfshirë studiues të njohur të Holokaustit, për trajtimin e “Tjetrit”, krahasimi prej tyre i veprimeve të tij me veprimet e Nazistëve dhe paralajmërimet se “errësira nuk bie vetëm njëherë”, tregojnë qartë se këta individë nuk e kanë brendësuar mësimin cardinal të Holokaustit. Ashtu sikurse intelektualët liberalë shtruan rrugën drejt Holokaustit dhe qëndruan të ftohtë teksa ai shpalosej, ata janë të fundit që kuptojnë arsyen e vërtetë se pse ai ndodhi.

Yad Vashem po përpiqet që t’i tregojë kritikëve të shumtë të Izraelit, si brenda ashtu edhe jashtë tij përfundimet dhe vlerat e po atij liberalizimi që duhet të njohë përgjegjësinë e vet për Holokaustin, apo të adresojë dështimet e veta. Fakti që institucioni po ndjek këtë linjë në vend se të promovojë vlerat e humanizmit origjinal liberal që autoët e Holokaustit tentuar të eliminojnë, zbulon një konfuzion moral të frikshëm. Korrigjimi i këtij gabimi duhet të jetë detyra e parë e drejtorit të ri të institucionit.

Burimi: Besa Center

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.