BioNTech: Në BE do të ketë probleme me furnizimin e vaksinës anti-CoVid-19
Drejtuesi i kompanisë BioNTech ka deklaruar për revistën gjermane “Spiegel” se furnizimi me vaksinën anti-CoVid-19 mund të ketë probleme në Bashkimin Europian. Sipas tij është ngadalësia e unionit që ka krijuar premisat e një boshllëku në furnizim me vaksinën.
Në këtë moment nuk duket mirë-po hapet një gropë sepse nuk janë aprovuar vaksinat e tjera dhe ne duhet të plotësojmë boshllëkun me vaksinën tonë
është shprehur drejtori ekzekutiv Ugur Sahin.
Aktualisht unioni nuk ka miratuar ende vaksinën e AstraZeneca dhe pritet që kjo gjë të ndodhë jo më parë se fundi i janarit. Vaksina e Modernas pritet të marrë aprovimin në BE më datë 6 janar. SHBA ka porositur 600 milionë doza të vaksinës së zhvilluar nga BioNTech/Pfizer që në korrik ndërkohë që BE priti nëntorin për të vepruar. Aktualisht Komisioni Europian po negocion që kompania të shtojë prodhimin ndërkohë që vetë kjo e fundit parashikon hapjen e linjave të reja në Marburg në shkurt ku premton se do të prodhojë 250 milionë doza në gjysmën e parë të këtij viti.
Add new comment