Video/2018, Berisha: Katsifa, lojë e shërbimeve greke. 2020: E vrau policia që ka pasion vrasjen
Dje në mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar gjatë një interviste në syri.net se vrasja e Konstandin Katsifas, shtetasit shqiptar me kombësi greke, u krye si pasojë e pasionit vrasës të policisë shqiptare. Më poshtë video ku z. Berisha bën këtë përcaktim pa ia kërkuar kush:
Dy vite më parë, gjatë një interviste në një emision të drejtuar nga gazetari Ilir Babaramo, z. Berisha deklaronte se polica i ka kërkuar Katsifas të dorëzohet, se madje ka patur shkëmbim zjarri dhe se madje vetë sjellja e tij ka qenë skenar i shërbimeve greke. Më poshtë video e asaj që deklaron z. Berisha:
Cilin të besojmë? Ku ta dish. Dilemë kjo që vazhdon në një vend ku për vrasjen e personit nuk ka ende një raport përfundimtar të Prokurorisë. Është e turpshme të instrumentalizosh një vrasje në këtë mënyrë, njëherë duke akuzuar njërën palë, e një herë tjetrën. Vetëm e vetëm se kështu leverdis. Shqipërisë në radhë të parë i intereson të zbardhë ngjarjen.
Add new comment