Teknologjia në zgjedhje, Celibashi pranon koston e lartë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pranon se kostoja e aplikimit të teknologjisë në zgjedhje është e lartë. Në studion e lajmeve në TvT, Celibashi tha se për shkak të aplikimit për herë të parë të kësaj risie, përllogaritja është bërë në bazë të informacionit të mbledhur nga kompani të huaja me përvojë në këtë fushë.
“E vërteta është që janë shumë para dhe projekte të tilla kanë kosto mjaft të madhe, bazuar edhe në përvojën e të tjerëve. Është e para dhe ne e kemi bërë vlerësimin në informacionin e marrë nga kompani që kanë përvojë në këtë fushë. Kemi konkluduar se një sasi e tillë parash e bën të mundur zbatimin e saj. Ne kemi shqyrtuar përvojat e 26 kompanive. Kemi përcaktuar modelet bazuar mbi Kodin Zgjedhor. Mbi këtë bazë kemi kalkuluar buxhete për këto projekte. Jemi në fazën e detajimit të karakteristikave teknike”, tha ai.
Fatura e aplikimit të teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit është 27 milionë euro.
Add new comment