Diversioni i kryeministrit: Ilir Meta mban peng rrugën e PD-së drejt pushtetit
Fjala e kryeministrit Edi Rama sot në Durrës, në funksion të fushatës “Deputeti që Duam” ilustron më së miri se zgjedhjet e reja që po afrojnë e gjejnë Shqipërinë pa ndonjë ofertë politike. Z. Rama ka gjetur rastin që teksa propagandon punët e qeverisë së tij të merret gjerë e gjatë me kundërshtarët e vet politikë, që sipas tij i ka pas. Lulin dhe Monikën që i sheh në një tog politik, që sipas tij kërcënon demokratët, të cilët nëse votojnë PD-në do kenë peshqesh Monikën dhe Ilirin.
Në materialin e mëposhtëm mund të shihet sesi z. Rama, megjithëse konsideron se opozita formale nda tij ka mbetur pas, sërish bën diversion kur e sheh bashkimin PD-LSI si problematik përderisa tenton të bëjë një dallim mes të dyja partive.
Armiqësia kategorike në dukjes mes tij dhe Ilir Metës, me gjasë po shërbehet si kusht për bashkëqeverisjen e nesërme me PD-në, e cila nuk ka asnjë skenar në të cilin me situatën e tanishme mund të fitojë. Thënë shkurt, kryeministri po thotë se rrugën e PD-së drejt pushtetit e mban peng Ilir Meta.
Add new comment