Ndotja e ajrit kushton 190 miliardë euro në vit për qytetet e Europës
Ndotja e ajrit u kushton banorëve të Europës 190 miliardë në vit. Kjo është kostoja e nxjerrë nga një grup organizatash të mjedisit që kanë shndërruar në shifër dëmin mjedisor dhe pasojat e tij.
Sipas analizës së kryer me të dhënat e transportit, cilësisë së ajrit dhe shëndetit, evidentohet se ndotja nga hidrokarburet për vitin 2018 ka kushtuar mesatarisht 1250 euro, ose ndryshe 4% të të ardhurave të tyre vjetore.
Londra është qyteti me koston më të lartë sociale nga ndotja që shkon në terma absolutë 11.38 miliardë euro. Bukureshti ka 6.5 miliardë euro humbje për këtë shkak, Berlini 5.24 miliardë dhe renditet në vend të tretë. Me humbje konsiderohet vlera e shërbimeve sociale që nevojiten për përballimin e pasojave të ndotjes që sipas autorëve të analizës duhet cilësuar si prioritet në Europë.
Burime për këtë ndotje të ajrit janë disa: bujqësia, ngrohja e banesave dhe industria, duke vlerësuar si objektive dhe realiste relacionin mes uljes së numrit të makinave në qarkullim dhe reduktimit të ndotjes.
Add new comment