ndotja e ajrit
Ajri i ndotur rrit rezistencën antimikrobike
Një studim i shkencëtarëve kinezë dhe atyre britanikë ka arritur në një konkluzion surprizues. Sikur të mos mjaftonte ndikimi negativ direkt në shëndetin e njeriut, ndotja e ajrit ndikon edhe në rezistencën ndaj antibiotikëve.
Sipas studiuesve të universitetit Zheijang dhe atij të Kembrixhit, ndotësit e vegjël të ajrit lidhen me një shkallë më të lartë të baktereve vdekjeprurëse rezistente ndaj ilaçeve.
Konkluzioni del nga monitorimi i të dhënave nga 116 vende për periudhën mes viteve 2000 dhe 2018.
1.8 milionë vdekje në vit nga ajri i ndotur
Rreth 1.8 milionë vdekje dhe gati dy milionë raste të astmës i atribuohen ndotjes së ajrit për vitin 2019 në mbarë botën. Dy studime të publikuara në revistën “The Lancet Planetary Health” ngrenë alarmin për domosdoshmërinë e një strategjie për të përmirësuar ndotjen e ajrit dhe për të reduktuar ekspozimin ndaj emetimeve të dëmshme, raporton "Euractive". Më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe fëmijët.
Një në pesë vdekje, për shkak të ndotjes së ajrit
Ajri i ndotur u ka marrë jetën 8.7 milionë njerëzve gjatë vitit 2018. Praktikisht, një në pesë vdekje të ndodhura në 2018 ka qenë për shkak të ndotjes së ajrit nga djegia e lëndëve djegëse fosile si qymyri dhe nafta. Studimi i ri që ka dalë në këtë konkluzion përllogarit që më shumë se një në 10 vdekje në SHBA dhe Evropë janë për shkak të ndotjes. Në Azinë Lindore, ku hyn Kina, gati një e treta e vdekjeve janë për këtë shkak. Shkalla e vdekjeve në Amerikën e Jugut dhe Afrikë ishte dukshëm më e ulët.
Ndotja e ajrit kushton 190 miliardë euro në vit për qytetet e Europës
Ndotja e ajrit u kushton banorëve të Europës 190 miliardë në vit. Kjo është kostoja e nxjerrë nga një grup organizatash të mjedisit që kanë shndërruar në shifër dëmin mjedisor dhe pasojat e tij.
Sipas analizës së kryer me të dhënat e transportit, cilësisë së ajrit dhe shëndetit, evidentohet se ndotja nga hidrokarburet për vitin 2018 ka kushtuar mesatarisht 1250 euro, ose ndryshe 4% të të ardhurave të tyre vjetore.
Gjysma e popullsisë së botës, e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur
Gjysma e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit. Një studim i ri i drejtuar nga profesori Gavin Shaddick i universitetit të Exeter, provon se megjithë përpjekjet globale për përmirësimin e ajrit, pjesë të mëdha të popullsisë botërore po jetojnë nën ajër të ndotur.
Ky studim vë në dukje se ajri i ndotur përbën sot një kërcënim kryesor për shëndetin publik në botë.
Ndotja e ajrit, Shqipëria pa të dhëna në hartën europiane
Një hartë interaktive që pasqyron nivelin e mikrogrimcave të ozonit apo dioksidit të azotit u lejon tani e tutje qytetarëve europianë të dinë në çdo kohë cilësinë e ajrit në të gjithë Evropën, ku ndotja e në atmosferë shkakton çdo vit qindra e mijëra vdekje të parakohshme. "Indeksi evropiani cilësisë së ajrit ", i cili u vu nën funksion nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (AEE) dhe Komisioni Evropian mbledh të dhëna për çdo orë nga më shumë se 2.000 stacione matëse në Evropë.