Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Më 25 prill 2021, kanë të drejtë vote 3,608,003 shtetas
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke mbyllur kështu një debat që ka zgjatur me muaj. Ndryshimi kryesor dhe me më ndikim është ai që ka të bëjë me listat e kandidatëve.
Bëhet hapja e listave dhe ruhen koalicionet parazgjedhore me listë unike, ndërsa pragu elektoral është 1%, ndërkohë që Kodi i ri Zgjedhor parashikon që 100% të emrave në listat e partive apo koalicioneve i nënshtrohen votës preferenciale.
Paralelisht me këtë vendim, MInistria e Brendshme ka publikuar sot edhe ekstraktin e parë të listës së zgjedhësve.
Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas. Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.
Add new comment