Perëndimi ka humbur busullën në botën e sotme...Trump është simptomë, jo shkak

Postuar në 03 Tetor, 2020 15:28

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, Herbert Raymond McMaster, ka folur së fundmi në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, përmes së cilës ka komentuar edhe situatën e tanishme në SHBA.Hapja e intervistës meriton vëmendje për shkak të një konkluzioni të shkurtër, por përmbledhës për atë që mund të quhet dritshkurtësia amerikane pas rënies së Murit të Berlinit. Periudha e pas Luftës së Ftohtë përgënjeshtroi hidhur çdo pritmëri, duke konfirmuar mungesë vizioni dhe më e keqja, apo ironikja, mungesë të sensit të historisë.

Ne fituam Luftën e Ftohtë, por fitorja na ushqeu me hiperoptimizëm dhe vetëkënaqësi. Në SHBA dhe Europë ne menduam se me rënien e Bashkimit Sovjetik, shoqërita e lira dhe demokratike do të triumfonin. Ne besonim se era e rivalitetit të fuqive të mëdha kishte mbaruar dhe se njerëzit e botës do të përpiqeshin bashkarisht për zgjidhjen e problemeve së bashku. Fitorja në Luftën e Gjirit në 1991 rikonfirmoi se ushtritë e SHBA dhe NATO-s, për shkak të superioritetit teknik dhe fuqisë sonë, ishin të pamposhtura. Të gjitha këto hamendësime u provuan si të rreme dhe çuan në një zhgënjim të hidhur

shprehet McMaster.

Aktualisht ky interpretim nuk shkon dot deri në një apologji, apo rishikim pozicionesh pa e humbur kohezionin me pjesën tjetër të botës, sa kohë që SHBA nuk po di ende të zgjidhë një problem të madh të brendshëm. Për aq sa mund të quhet i brendshëm një problem me ndikim global si zgjedhjet presidenciale.

Vetë pyetja e gazetarit Herbert Raymond McMaster, provon më së miri se deri ku ka mbërritur ndarja e brendshme e Perëndimit.

Kush është kërcënimi më i madh për botën e lirë në këtë moment? Rusia, Kina, apo Donald Trump?

Është një pyetje që të kujton deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se Trump kërcënon qytetërimin. Diçka që mesa duket është ngulitur në mendjen e një pjese të shoqërisë. Nga ana e vet ish-këshilltari McMaster e ka të qartë përgjigjen:

Sigurisht që janë regjimet revizioniste autoritare të Rusisë dhe Kinës

Për të vijuar më tej me një përshkrimin e një tjetër krize edhe më të rëndë:

Ndoshta është edhe një kërcënim tjetër më i madh që mund të jetë humbja e besimit në institucionet dhe proceset demokratike. Ky problem ekzistonte përpara Trump. Ai reflekton më tepër sesa amplifikon ndasitë në shoqërinë tonë…Ai është më shumë simptomë sesa një shkak. Ka një prirje të çuditshme në SHBA që e bën përgjegjës Trump për çdo të keqe…

Humbja e besimit nga ana jonë është për shkak të një globalizmi të pakontrolluar që ka lënë shumë amerikanë pa punë. Janë shumë që janë ndjerë të braktisur nga establishmenti politik. Pastaj erdhi kriza financiare  që e përkeqësoi situatën

Ushtaraku amerikan cilëson Rusinë si kërcënim për botën e lirë duke vënë në dukje faktin se Putin nuk njeh asnjë kufizim moral. Dhe ky është dallim i madh sipas tij në drejtimin e një vendi, por edhe në përkufizimin e llojit të shoqërisë. Në këtë kuadër ka rëndësi të vihet në dukje pikëpamja e McMaster për rëndësinë e sovranitetit të shteteve në raport me të drejtat e njeriut.

P.sh mbështetja e grushtit të shtetit në Kubë në vitin 1961, sipas tij është e ligjshme sepse kemi  një shtet që nuk do të dijë për të drejtat e njeriut. Ndërkohë që nga ana tjetër SHBA, edhe sipas këtij kriteri njolloset keqas me ndërhyrjen në Iran më 1953 kundër një lideri të zgjedhur demokratikisht si Mosadek. Mbi premisa morale gjykon ai edhe marrëveshjen Nord Stream, duke akuzuar hapur për korrupsion ish-kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder.

SHBA ndidhoi në krijimin e një rendi të pasluftës që i dha Europës dhe sidomos Gjermanisë, avantazhe të jashtëzakonshme. Është e trishtë për mua që të shoh se miqtëe tanë gjermanë nuk kanë bërë më shumë për të përballur carin rus që po minon me agresivitet demokravitë dhe aleancën tonë

deklaron ai.

Është një ndër ato komente që më shumë sesa çdo gjë vë në dukje se Perëndimi ka humbur busullën në botën e sotshme sepse përmbi të gjitha nuk po arrin të përkufizojë raportet brenda vetes tani që fuqi pa fuqi reale si Franca po mendojnë se janë në gjendje të kërkojnë politikë të pavarur në një skakierë ku mundet dhe duhet të veprojnë në bashkëveprim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.